Publikuar më: 18/11/2022

Ekonomi-Maassen: Qeverisja e Hapur, e rëndësishme për një shoqëri demokratike

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në ditën e dytë të punimeve të Forumit Global të OECD-së, që po zhvillohet në Luksemburg, Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi zhvilloi një takim bilateral me Sekretarin e Përgjithshëm të Iniciativës së Partneritetit të Hapur (OGP) Paul Maassen.

Takimi me Z. Maassen ishte shumë produktiv dhe vjen në vijim të takimit rajonal të OGP-së që u zhvillua në Romë një muaj më parë, si dhe të Mbledhjes së Komitetit Shumëpalësh të Partneritetit për Qeverisjen e Hapur, që u mblodh të premten e kaluar, në Tiranë.

Ministrja Ekonomi diskutoi me Z. Maassen hapat që po ndërmerr qeveria shqiptare, në kuadër të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur, në përfshirjen e aktorëve të ndryshëm të shoqërisë civile në qeverisje dhe në reformat që po ndërmerren.

Një nga hapat e rëndësishëm drejt forcimit të demokracisë është edhe përfshirja e shoqerisë civile në qeverisje dhe ky ishte dhe një nga përfundimet e Forumit Global mbi Demokracinë që u organizua nga OECD.