Publikuar më: 14/02/2023
Firmoset marrëveshja, mbështetje për projektet e digjitalizimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan sot në Dubai marrëveshjen e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”.
Delegacioni i Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama u prit nga Zv.Presidenti dhe Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe,Mohamed bin Rasheed al Maktoum dhe anëtarë të tjerë të kabinetit. Në këtë takim u diskutua marrëdhënia e partneritetit me përfitim të ndërsjelltë dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverive të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për të zhvilluar përfitimet ekonomike, teknologjike, mjedisore dhe sociale të përftuara nëpërmjet zbatimit të kapaciteteve dhe shërbimeve të shtuara qeverisëse dhe politikave të shërbimeve të vlerësimit dhe programeve inovative.
Ky memorandum u nënshkrua nga Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi dhe fushat e bashkëpunimit përqendrohen në shkëmbimin e njohurive, përvojave, praktikave më të mira dhe ndërtimin e kapaciteteve për nëpunësit publikë si ne ofromin e shërbimeve, por edhe profesionet përkatëse dhe çdo fushë tjetër që mund të bihet dakord ndërmjet të dy Palëve.
Kryeministri Rama gjatë vizitës në Dubai ishte i ftuar edhe në Samitin Botëror të Qeverisjes “World Government Summit 2023”, mbi rolin e grave në qeverisjen dhe shoqërinë e shekullit XXI, ku Shqipëria mbetet një model në përfaqësimin e tyre në vendimarrje dhe politikë.