Publikuar më: 27/04/2022

Fjala – 27 Prill 2022 Mbyllja e sporteleve

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

I nderuar kryeministër,
Të nderuar Drejtues të institicioneve shërbim ofruese,
Kolegë dhe bashkëpunetorë,
Miremëngjes,

Që në fillim të mandatit të saj parë kjo qeveri e ka pasur shumë të rëndësishme të ofrojë shërbime më të shpejta, pa burokraci, të lehta si për qytetaret dhe bizneset. Këtë qasje për të arritur në 1 MAJ tek mbyllja e sporteleve fizike dhe ofrimi i shërbimeve publike nëpërmjet platformës digjitale e-Albania, e ka mbështetur në një objektiv shumë të thjeshtë: barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit, pavarësisht se kush kërkon të marrë shërbimin, pavarësisht nëse banon në zemër të Tiranës apo në zonat rurale të vendit, ofrimi shërbimeve nëpërmjet sporteleve elekronike është njëlloj, me të njëjtin standard për të gjithë, në të njëjtën kohë për të gjithë, në të njejtën mënyrë për të gjithë, e me të njëjten siguri për të gjithë.

Derregullimi nisur disa kohë më parë kërkoi nga e gjithë administrata një reflektim më të thellë, për të thjeshtuar marrjen e shërbimeve publike nga përdoruesit e tyre. Por ai nuk do të quhej i plotë në se nuk do të ecte krah me krah me riixhinierimin kryer nga AKSHI, duke synuar drejt një përfshirje on line për të gjitha shërbimet e mundshme.

Ndaj në të gjitha raportet ndërkombëtare, si Raporti Progresit, BB, RESPA, SIGMA, BERZH, Shqipëria, ka marrë nota shumë positive duke vlerësuar përpjekjet e saj për të qene e para në rajon në trasformimin digital.

Nëpermjet digjitalizimit të sherbimeve objektiv tjetër i synuar është reduktimi dhe eliminimi i korrupsionit, duke shmangur konktaktin me punonjesit civil, radhët që jemi mësuar të shohim, sorollatjen e qytetarëve sa në një sportel në tjetrin e duke e reduktuar kohën e dhënies së shërbimit.

Këto shërbime kanë mundësuar gjithashtu bizneset të shkojnë drejt tregjeve më të largëta. Të kombniuara edhe me digjitalizimin në përgjithesi, po ndihmojne edhe në rritjen e produktivitetin të vetë bizneseve.

Të gjithë ne e kemi akoma të freskët në memorie izolimin nëpër shtëpi të detyruar prej pandemisë në vitin 2020. Ishte nëpërmjet portalit qeveritar E-Albania që u bë i mundur vazhdimi i jetës administrative për secilin, duke filluar nga opsioni më thjeshtë i marrjes së lejes së daljes, e duke vazhduar në aplikimin për pagat e luftës e dhënien e tyre, nëpermjet sistemit on line.

Dhe kjo padyshim është një dëshmi tjetër e fortë se digjitalizimi përmirsoi aksesin në financë për bizneset e vogla, dhe nuk u tha atyre asnjë barrë risku.

Historia e ka treguar se ngjarje të tilla si pandemia, shërbejnë si katalizatorë për të përmirsuar sistemet, qofshin këto shoqërore apo teknollogjike. Yuval Harari thotë se “këto emergjenca përshpëjtojnë proceset historike”. Digjitalizimi ishte një prej sisteme që u zgjerua dhe përmirsua shumë gjatë COVID 19.

Digitalizimi është i destinuar të vazhdojë dhe të jetë një nga faktorët kryesore kyc që do të shënjojë zhvillimin.

Ndaj dhe Qeveria do të vazhdoje të punojë për zgjerimin dhe promovimin e shërbimeve elektronike, për të konsoliduar infrastrukturës digjitale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke respektuar parimet evropiane të konkurrencës së lirë e të ndershme. Qeveria do të jetë e angazhuar në ofrimin e shërbimeve publike edhe për të rritur kënaqësinë e qytetarëve dhe bizneseve

Vitet e fundit përpjekjet e Qeverisë janë përqendruar në përdorimim me të gjerë të sistemeve elektronike për të lehtësuar përpunimin, transmetimin dhe shkëmbimin e informacionit në sektorin publik.

Qëllimi i përdorimit të këtyre mjeteve është përmirësimi i qeverisjes së mirë, duke përmbushur kështu pritshmëritë në rritje të qytetarëve në drejtim të transparencës, integritetit dhe llogaridhënies së institucioneve të administratës publike.

Në Shqipëri, digjitalizimi i ndërveprimit të drejtpërdrejtë dhe të automatizuar ndërmjet qytetarëve dhe nëpunësve civilë, përbën një nga shtyllat kyçe të ofrimit të shërbimeve. Procesi i automatizimit eliminon plotësisht nevojën për kontakt të drejtpërdrejtë, si dhe ul ndjeshëm diskrecionin e strukturave publike në ofrimin e shërbimeve publike.

Ofrimi i shërbimeve digjitale gjithashtu mundëson përmirësimin e gjurmimit, zbulimit, monitorimit dhe hetimit të parregullsive. Përmes këtij procesi ofrimi i tyre ne kete forme është një mjet efektiv për të reduktuar kostot dhe kohën.

Pa dyshim që ofrimi i shërbimit në këtë mënyrë kërkon një administratë e orientuar drejt, e cila harton dhe vë në praktikë mekanizmave të ndryshëm rregullatorë dhe teknik për të siguruar shërbime publike cilësore.

Ndaj edhe sot jemi mbledhur këtu bashkë për të ndarë pikërisht këtë arritje dhe mënyrën se si do të funksionojë në praktikë.

Ftoj të bejnë një prezantim të thelluar dy drejtoreshat punëtore Zonja Mirlinda Karcanaj dhe Zonja Eridana Cano.