Publikuar më: 24/04/2023
FJALA NË FORUMIN E KLIMËS SË BIZNESIT 2023
Ky panel titullohet rritje e qëndrueshme dhe klimë e favorshme biznesi. Për të bërë këtë rrrugëtimin për të kaluar të folësit tanë shumë të rëndësishëm që janë ulur në këtë panel sot mua do të më duhet t’ju them dicka për ekonominë shqiptare dhe t’ju tregoj se cfarë kanë bërë bizneset përgjatë këtij viti. Kur ne flasim për ekonominë shqiptare përdorim burime informacioni që vijnë nga agjenci shumë të rëndësishme siç është Instituti i Statistikave, Banka e Shqipërisë apo Ministria e Financave.
Instituti i Statistikave për vitin 2022 tregoi që rritja ekonomike në Shqipëri kishte qenë 4.84% dhe ishte një rritje që vinte nga të gjithë sektorët. Sektorët më të rëndësishëm siç u vunë në dukje ishin ato të industrisë nxjerrëse dhe pëpunuese, sektori i ndërtimit, sektori i shërbimeve financiare dhe të tjera. Por gjithashtu vinte ne dukje se turizmi ka qenë një nga ato promotorët e ekonomisë, i cili jo vetëm bëri të mundur që të kishte një rritje dhe kontribut në 10.12%, por edhe tregoi se numri i atyre që vizituan Shqipërinë si turistë të huaj që arriti në 7.5 milionë të kishte sjellë në ekonominë shqiptare një kontribut prej 2.84 miliard euro. Dhe ndërkohë që ekonomia rritej nga ana tjetër ne kishim një rritje të konsumit të popullatës dhe rritje të formimit të kapitalit fiks bruto, të cilat po i përdor për t’ju vënë në dukje disa informacione të tjera.
Banka e Shqipërisë ju e dini që monitoron në mënyrë konstante inflacionin vjetor dhe bën një politikë të tillë financiare që na tregon se ku jemi me inflacionin. Periudha që në lamë pas padyshim që nuk ishte një periudhë e lehtë. Ne vinim pas disa ngjarjeve botërore siç ishte pandemia, lufta apo rritja e çmimeve të energjisë. Ndërkohë Shqipëria arriti të menaxhonte inflacionin dhe të kishte një inflacion mesatar në nivelin 6.7%, në një kohë kur Ministria e Financave në librin e vet të llogarive na tregonte që të ardhurat u rritën në nivelin 13.8%, ndërsa të ardhurat nga TVSH u rritën në nivelin 14.2%. duke parë këtë rritje të tvsh-së dhe këtë inflacion natyrisht që unë dua t’ju tregoj që rritja ekonomike shqiptare nuk ishte vetëm rezulatt i rritjes së cmimeve që ndodhi si pasojë e presionit të luftës, por ishte edhe e vetë performancës së ekonomisë shqiptare dhe e sipërmarrjes shqiptare.
Tani të kthehemi pak te sipërmarrja. Ju e dëgjuat Ministren e Financave, e cila përdori një informacion që gjithashtu erdhi nga INSTAT lidhur me atë që ne kemi si strukturë të ndërmarrjeve. Në përgjithësi në Shqipëri ne kemi ndërmarrje të vogla dhe të mesme që zënë rreth 93% të 118 mijë ndërmarrjeve që filluan operacionin e tyre ekonomik në fillim të vitit 2022. Mirëpo këto ndërmarrje qofshin të vogla dhe të mesme, apo edhe të mëdha në Shqipëri kanë përformuar dhe po të shikojmë periudhën e vitit 2021-2020 këto ndërmarrje të vogla dhe të mesme kanë kryer investime direkte private në ekonomitë e tyre dhe investimet direkte private në ekonominë e tyre arritën të kishin një vlerë që ishte e lartë. Vlera e lartë e tyre shkoi në 268 miliard lekë. Nuk është shaka 268 miliard lekë për sipërmarrjen që të bëjë investime private, por ama kjo e ndihmoi sipërmarrjen edhe të rriste produktivitetin. Dhe po të krahasojmë produktivitetin e vitit 2021 me vitin 2020 ai është rritur me 21%.
Ndërkohë Qeveria është përpjekur vazhdimisht të mbështesë biznesin dhe mënyra se si është mbështetur biznesi ka qenë sipas librave të llogarive, me projekte, me programe, me lehtësira fiskale, me garanci sovrane që janë trajtuar në momentë të ndryshme të kohës dhe po të shikojmë mbështetjen që ka dhënë Qeveria për bzinesin e vogël dhe të mesëm, numri i bizneseve që kanë përfituar nga mbështetjet që ka dhënë Qeveria ka qenë i konsiderueshëm. Në vitin 2014-2022 janë mbështetur me projekte me një vlerë plot 7 miliard lekë 3246 biznese; janë mbështetur me programe 7812 përfitues me një vlerë prej 3.7 miliard lekësh. Politikat tona të taksimit të ndershëm në fakt kanë lehtësuar shumë biznese, ju kujtohet që në korrik të vitit 2020 Qeveria shpalli një politikë që çonte në zero tatim fitimin dhe tvsh për ato bzinese që kishin xhiro deri në 10 milionë, dhe çonte në 0 tatimin për ato biznese, që kishin xhiro deri në 14 milionë lekë. Por kjo i bëri subjektet tona që të kishin një përfitim rreth 48 miliard lekë.
Nga ana tjetër ne mbështetëm me Garanci Sovrane dhe Garancia Sovrane që filloi të lëvrohej nga Bankat e nivelit të dytë ndihmoi me një fond prej 16.8 miliiard lekë 1067 biznese.
Ndërkohë që ndodhte ky ndryshim në biznese ne u morëm për të parë klimën e të berit biznes. Sic e dime klima e bizneseve matet nëpërmjet disa mekanizmave dhe instrumenteve. Një instrument është instrumenti që përdor OECD-ja, caktuar nga Komisioni Evropian të masë performancën e Kartës së Biznesit të Vogël, kjo e fundit është miratuar nga Komisioni Evropian në vitin 2008 dhe monitorohet në periudha dy vjeçare. Në vitin 2021 u hartua raporti i fundit, i krahasuar me vitin 2019 dhe nga 12 shtyllat që ka kjo mënyre matjeje e performancën së politikave për biznesin e vogël dhe të mesëm në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, Shqipëria kishte performuar më shumë se sa mesatarja e rajonit për pesë indikatorë dhe kishte nivel të lartë për të gjithë indikatorët krahasuar me vitin 2019.
Unë personalisht kam bërë një veprim tjetër. Ju kujtohet Doing Business që bën Banka Botërore dhe për ne, rankimi dhe scorimi i doing business, është një ngjarje e rëndësishme për klimën e biznesit.
Në vitin 2020 Shqiëria kishte pikëzimin në nivelin 67.7 pikë, nëse do ta ribënim këtë kalkulim në vitin 2022 edhe duke e ditur se Banka Botërore ka për ta përsëritur sërish këtë aktivitet në vitin 2025 me një metodollogji të ndërtuar ndryshe, pikëzimi i Shqipërisë shkoi në 74.1. Ku disa nga sektorët kishin bërë përparime disa kishin ngelur në status quo dhe një indikator vetëm kishte pësuar rënie dhe ky ishte indikatori i zgjidhjes së kontratave, që vinte nga ngërçi në gjithë administratën tonë juridike.
Ndërkohë nga ana tjetër gjatë kësaj periudhe jemi munduar që me biznesin të vendosim një komunikim të drejtpërdrejtë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, u caktua që të grumbullonte të gjitha shqetësimet që kishte biznesi, duke filluar që nga tetori i vitit 2021.
Biznesi grumbulloi rreth 194 rekomandime në fillim, u ritakua nga ministritë e linjës dhe këto rekomandime shkuan në numrin 262. Gjatë kësaj periudhe janë bërë shumë takime me biznesin, është rigrupuar gjith sasia e rekomandimeve që ka biznesi, të ndara në 26 fusha ku punojnë 20 ministri linje dhe agjensi të pavarura dhe sot ne kemi zgjidhur nga 262 rekomandime 175 dhe janë ende në proces trajtimi 87.
Por, ama detyrimi që kemi marrë është që këto trajtime të shikohen në periudha periodike 6 mujore dhe të rivitalizohet dhe një tjetë platformë e qeverisë ne komunikim me biznesin që është Këshilli Ekonomik Kombëtar.
Biznesi punon këtë mjedis ku pa dyshim një gjë tjetër e rëndësishme është dhe mënyra sesi trajton stafin e tij, fuqinë puntore, por trajtimi i fuqisë puntore lidhet dhe me një objekt tjetër të rëndësishëm. Sot presionet globale janë shumë të mëdhaja për të kaluar në atë që quhet transformimi i gjelbër, i cili nuk mund të kuptohet dot pa digjitalizimin, automatizimin e mëtejshëm të jetës së bizneseve. Dhe në fakt edhe ne në statistikat vjetore periodike, që grumbullohen nga INSTAT-i, kemi vendosur që të marim informacione nga bizneset lidhur me nivelin e tyre të informatizimit dhe përdorimit të teknologjive inovatore.
Nuk bëhet matjeje për të gjitha bizneset, bëhet për ato që janë më shumë se dhjetë punonjës dhe në fakt ka dale që në Shqipëri, vetëm 18% e këtyre bizneseve arrijnë të kenë shitje on-line, të përdorin e-commerce. Një pjesë e tyre që është 1/3 përdorin ato që quhen mobilitet 0, që arrijnë të bëjnë takime në zoom, apo të përdorin google team apo skype për të dhënë informacion. Në 2022 66% e këtyre bizneseve arrijnë të aksesojnë të dhënat në postë elektronike apo në database që kanë vetë ndërmarrjet, për të bërë veprime të mëtejshme.
Dhe vetëm 5% e ndërmarrjeve kanë të vendosura automatizim dhe robotizim që i përdorin këto robotë industrial për të bërë disa procese pune. Ndërkohë po ti pyesësh vetë ndërmarrjet duke qenë se kanë në kushtet e këtij presion të revolucionit të gjelbër dhe digjitalizimit duhen të pergatiten , gati 1/4 e tyre janë gati për të sjellë në ndërmarrjet e tyre, aplikime dhe zgjedhje të reja inovacioni.
Në këtë situate, të gjitha vendet e dine që nuk mund ta humbin momentumin e revolucionit të gjelbër, duhet ta përdorin këtë tranzicion të gjelbër dhe duhet ta gërshetojnë me inovacionin. Prandaj politikat industriale sot në çdo vend marrin një dimension tjetër të cilin vendet duhet ta shikojnë me shumë kujdes, sesa shumë mundësi ofron vendi vet për të kaluar në këtë process tranzicion dhe për ta bërë vendin pjesë e zinxhirit të transmetimit të gjelbër.