Publikuar më: 24/11/2022

FJALA PARLAMENT- 24 NENTOR 2022

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

E nderuar drejtuese e seancës,
Të nderuar kolegë deputetë,
Në fakt unë dua ta nis fjalën time me dicka që është e vërtetë për ne socialistët.
Ne kemi një ëndërr ku duam ta shikojmë Shqipërinë, kemi një majë për ta ngritur Shqipërinë tonë dhe në këtë majën që ne ëndërrojmë të Shqipërisë padyshim bëjnë pjesë katër porte, katër aeroporte, shumë zhvillime të tjera infrastrukturore, zhvillim më i mirë për familjet shqiptare, më shumë arsim për rininë shqiptare.
Dhe të gjitha këto padyshim që lidhen dhe me fokusin që ne kemi dhe projektet dhe punët tona të përditshme. Ndaj dhe ky projekt nuk vjen rastësisht, ky projekt është projekti i Durrësit, i cili e meriton këtë sepse falë iniciativës private, zhvillimit që ka patur këto vite, por edhe punës së vetë Bashkise së Durrësit ka bërë të mundur që ëndrra të fillojë të marrë jetë.
Rritja e sektorit të turizmit në Durrës ka qenë mbresëlënëse p.sh strukturat akomoduese në tre vitet e fundit janë rritur me 233 %, përveç kësaj një gjë shumë e rëndësishme që ka ndodhur në portin e Durrësit është që numri i vizitorëve të huaj dhe shqiptarë ka qënë një numër në rritje dhe po ashtu edhe numri i të huajve që kanë ardhur ne Shqipëri ka qënë një numër në rritje.
Shifrat tregojnë se gjatë kësaj periudhe që Bashkia e Durrësit me shumë kënaqësi grumbullon të dhëna, në Shqipëri kanë hyrë rreth 91 mjete lundruese gjate periudhes janar- tetor dhe e kanë vizituar shqipërinë 5 mijë pasaporta të huaja nga 335 mijë udhëtarë që kanë hyrë gjithsej në Durrës.
Sektori i peshkimit që është një sektor tjetër i aktivitetit ekonomik që zhvillohet në Durrës, i cili ka pësuar ndryshime dhe kjo jo vetëm falë ndërhyrjes që ka bërë qeveria shqiptare po dhe ndihmës dhe mbështetjes që ka dhënë Bashkimi Europian për këtë sector.
Duke bërë të mundur që 105 anije peshkimi që operojnë atje të kenë mundësi të gjenerojnë 3 milion euro grante që janë dhënë nga Bashkimi Europian dhe ato të sjellin një nxitje ekonomike me 6.5 milion euro.
Nga ana tjetër në Durrës na ka ndodhur një ndryshimi madh mjedisor, ju e dini tani që ne kemi një ekopark i cili zonën e Porto Romanos nga një zonë që grumbulloheshin mbeturina dhe plehra sot e ka kthyer në kthyer në një park ku mund të argëtohen fëmijë dhe mund të zhvillohen sporte.
Sot ne kemi një legjislacion të përmirësuar të investimeve strategjike, sikurse kemi dhe një përmirësim të vazhdueshëm të strukturave tona të administratës publike që janë të afta të negociojnë kontrata dhe këtë punë e bëjnë në mënyrë të sistematike, sa herë që paraqitet nevoja.
Planifikimi është bërë shumë i kujdesshëm në të gjithë fazat dhe unë dua të ndalem në dy momente që i kam jetuar vetë kur ky projekt hartohej dhe implementohej.
Kur zoti Alabbar erdhi në Durrës përpara zgjedhjeve të vitit 2021 dhe në hapesirën përpara portit të Durrësit ishin mbledhur shumë qytetarë durrsakë, ata shijuan pamjet e një video të zhvillimit të portit të ardhshëm të Durrësit.
Por nuk ishte vetëm kjo e rëndësishme nuk ishte e rëndësishme vetëm renderi që pamë, ishte i rëndësishëm komunikimi që ai pati me qytetarët e Durrësit me Kryeministrin e Shqipërisë dhe me zonjën Balluku, e cila si ministre e infrastrukturës e kishte ndjekur hap pas hapi deri në atë çast gjithë projektin. Dhe në fakt sikurse ajo tha, biznesmenë të tillë si zoti Alabbar janë ata që janë “akullthyesit” janë ata që sjellin një investim në një territor dhe pastaj shoqërohen nga investitorë të tjerë.
Dhe ai ju drejtua popullit të Durrësit dhe tha, “ unë jam nga ato njerëz që e ndërtoj ëndrrën, unë nuk ndërtoj biznes, unë ndërtoj ëndrrër”. Dhe kjo ishte pjesa e parë e rëndësishme, pjesa e dytë e rëndësishme lidhej me të gjitha fazat e planifikimit, të hartuara me shumë kujdes, ky ai personalisht i ndoqi nda afër.
Kur dy qeveritë tona u takuan në Qershor në Kosovë, pamë atje një projekt shumë të rëndësishëm i cili kishte ardhur nga një studio hollandeze “Royal Haskoning” për të bërë spostimin e portit aktual të Durrësit në portin e Porto Romanos.
Megjithatë ajo që ndodh ditë për ditë në Durrës është, që porti nuk është pjesë e jetës së qytetarëve durrsakë , porti është një gjë e izoluar e cila nuk i prek qytetarët durrsakë.
Ato jetojnë veç dhe porti jeton veç, i cili sjell me vehte të gjitha ngarkesat që ka një port tregtar dhe nuk e bën një port të jetueshëm për qytetarët.
Kur shikojmë fazat e ndërtimit të projektit një gjë eshte shumë e rëndësishme, që fillimi nis me faktin që njerzit duhet ta prekin këtë investim strategjik, ndaj fillon pikërisht rinderimim e pjesës së peshkimit dhe markatës së peshkut, ku njerzit e Durrësit njerzit që janë afër detit dhe ja dinë rëndësinë ekonomisë blu, ta shikojnë atë si një pjesë të gëzimit të jetës së tyre të përditshme.
Dhe unë besoj që me këto dimensione që projekti ka, ndërthurur shumë mirë investimin strategjik i cili ndjek hap pas hapi të gjitha ligjet shqiptare të miratuara nga ky Kuvendi, në të gjitha strukturat që punojnë për zbatimin e këtyre ligjeve, dhe kërkon të bëjë të prekshem përfitimin nga investimet strategjike për njerezit e zakonshëm.
Gjëja tjetër shumë e rëndësishme që unë dua të them për këtë projekt, është se ky është një projekt i studiuar me kujdes dhe ka marrë më shumë se tre vite diskutime dhe nuk është e rastësishme që sot kemi një kontratë ku shteti merr pjesë me 33%.
Ju keni parë shumë kontrata të tjera të investimeve strategjike, sespe në Shqipëri falë këtij ligji, kemi bërë të mundur që të kemi përmirësim në sektorë të tjerë sic është psh sektori i infrastrukturës dhe ai i bujqësisë dhe këto kanë dhënë mundësinë që investimet strategjike që vijnë direkt në ndihmë të zhvillimit të qyteteve, të zhvillimit të ekonomisë, por ama të vijnë në Kuvend për miratim.
Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme dhe mënyra sesi ne e shikojmë të lidhur qytetin me historinë e tij 3000 mijë vjeçare, dhe zhvillimin e këtij port të ri të marinave dhe jahteve.
Ju kujtohet qyteti i Durrësit nuk e ka patur të lehtë këto tre vite. Qyteti i Durrësit ka qënë nën ndikimin e fatkeqësive natyrore, tërmeti ishte një fatkeqësi natyrore që shembi shumë dhe nga strukturat tona të së kaluarës.
Por falë kërkesës, falë mbështetjes bujare dhe falë këmbënguljes së qeverisë shqiptare, donatorët qenë atje.
Pak kohë më parë në Durrës , u rikonstruktua një nga kullat e rëndësishme të kalasë dhe ajo u bë sespe ata që janë mbrojtësit e trashëgimisë kulturore botërore erdhën në Shqipëri dhe me shumë angazhim u përpoqën ta rindërtonin kullën. Dhe kulla është atje e rindërtuar, e kthyer në identitet. Atje po merr jetë dhe një concept tjetër; ai i rijetëzimit të gjithë pjesës së vjetër të Durrësit.
Dhe ky projekt do të bëjë të mundur që porti të shkrihet me qytetin dhe të dal në pah pikërisht kjo vlerë e rëndësishme historike që ka qyteti i Durrësit.
Unë besoj që këto investime janë të lidhura, të shkrira më njëeitjetrin bëjmë të mundur që Shqipëria jonë të vije në Ballkan si një portë shumë e rëndësishme hyrëse e turizmit dhe kjo vecse ndihmon në rritjen e reputacionit Ballkanik , rajonal apo dhe global të Shqipërise.
Kjo ndihmon gjithashtu që ekonomia jonë të performojë më mirë. Investimi e dëgjuam shumë sot që kap shifrën e 2.1 miliard Euro ndërkohë është e rëndësishme është edhe që kontributi në punësim është i lartë. Dhe kontributi në punësim shtohet çdo ditë. Nga ana tjetër edhe kontributi në GDP-në vjetore që sjell ky projekt është e kalkuluar. Është gati 2% në vit, kështu që të gjitha këto japin një mundësi që dhe vetë performanca ekonomike e Shqipërisë të rritet.
Por, mos harroni që bashkë me të gjithë këto struktura të rëndësishme hoteliere e prodhuese, që zinxhiri ekonomik që shkakton një investim i tillë është shumë më i madh. Shumë sektorë të tjerë do të marrin pjesë në këtë nxitje të investimit strategjik. Dhe dëgjuam që një nga pjesët më të rëndësishme janë shërbimet e reja që do të vijnë në Shqipëri, si shërbimi i mirembajtjes se marinave. Ky është një shërbim i ri, që kërkon nga ana tjetër që dhe rinia shqiptare të bëhet gati me dije për të pasur profesione të aplikueshme menjëherë në një investim strategjik, që po vjen në vend.
Prandaj, unë besoj fort që për të gjithë ne, pavarësisht nga jemi e nga kush anë e parlamentit jemi ulur, majtas apo djathtas, ta shikojmë këtë si një investim, i cili i takon të ardhmes së Shqipërisë.
Nuk është një investim, që mbaron në kohën që operon kjo Qeveri që është sot. Është një investim që i takon brezave dhe është një investim, ku një kontratë e parë me shumë kujdes, bën të mundur që shteti shqiptar duke pasur vetëm një kontratë të tillë, të ketë mundësinë ta kalojë nga qeverisja në qeverisje një projekt që është për të ardhmen e vendit dhe për të ardhmen e fëmijëve.
Unë besoj fort që durrsakët, u entuziazmuan kur dëgjuam projektin, por patën edhe entuziazmin për të kuptuar që kishim afër një njeri që e donte Shqipërinë. Është shumë e rëndësishme kjo ndjenjë në një fazë të tillë biznesi. Duhet të shohësh që ata që besojnë projektin, besojnë fort tek ideja dhe ëndrra e tyre dhe punojnë fort për të.
Prandaj, unë ju ftoj që ta votojmë këtë projekt, i cili na shërben të gjithëve. I shërben shumë ekonomisë së vendit dhe i shërben shumë edhe përparimit të Durrësit dhe shpalljes së tij si një pikë atraksioni në Ballkan.
Faleminderit!