Publikuar më: 28/04/2022
Fjala Parlament – 28 Prill 2022
Faleminderit Kryetare e Seancës,
Të nderuar kolegë Deputetë,
Në fakt, unë dua ta nis fjalimin tim duke ju kujtuar që Bashkimi Europian në strategjinë e tij të zgjerimit i ka vënë vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian një listë me standarde për të përmbushur që ndahen në 6 principe kryesore dhe ato kanë të bëjnë me fuqinë e ligjit, me demokracinë dhe me funksionimin e mirë të administratës publike. Për fat të mirë, në këtë vit që jemi, që u botua vrojtimi që ata kishin bërë nga 2017 deri më tani, Shqipëria rezultoi një nga vendet më të mira të Ballkanit, në kuptimin që kishte arritur shumë nga treguesit dhe në 4 fusha ishte një nga vendet që kishte pasur një rritje të befasishme dhe në 5 fusha ishte më e mira në rajon.
Kjo tregon që për ne, qeverinë socialiste qeverisja e mirë është kryefjala. Qeverisja e mirë do të thotë që përveç se duhet të bëjmë shumë kujdes në gjërat që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit, duhet të bëjmë shumë kujdes edhe në mënyrën se si ne hartojmë e konceptojmë ligjet dhe kemi nevojë që në këtë process të përfshijmë shumë edhe qytetarët tanë. Por qytetarët nuk mund të përfshihen në qoftë se ato nuk janë të informuar, kështu që përveç gjërave që kemi realizuar në Kushtetutë apo nëpërmjet ligjeve të miratuara nga ky Kuvend në tërësinë e strukturës legjislative vjen dhe miratimi i kësaj Konvente që ka të bëjë me aksesin në dokumentat zyrtarë dhe kjo padyshim që i jep autoriteteve publike atë që është më thelbësore: transparencën, i jep një mjet në dorë që është transparenca dhe i lejon të gjithë qytetarët shqiptarë që të kenë nevojë të marrin informacion për të kuptuar çdo process që po ndodh në vendin tonë. Në fakt, kjo Konventë e cila është hartuar që në vitin 2009 është ratifikuar nga 20 vende dhe në numrin e vendeve që ratifikojnë, Shqipëria bën pjesë në numrin e vendeve të para të ratifikimit dhe qëllimi është pikërisht ky: t’i japësh në dorë qytetarit një armë më të sigurtë për të ndjekur dhe për të marrë të gjithë informacionin që atij i duhet për të kuptuar ngjarjet që ndodhin në vend dhe për të marrë dhe ai vendimet e veta të rëndësishme.
Përveç kësaj, ajo që është shumë e rëndësishme në këtë konventë që ne duam të ratifikojmë sot, ka të bëjë me një element tjetër që nuk është vetëm transparenca, por edhe llogaridhënia sepse çdo qytetar që ka mundësi të asesojë dokumentat zyrtare por dhe të kërkojë llogari për atë që ka ndodhur në administratën publike. Thënë kjo, unë dua të shtoj një informacion tjetër shumë të rëndësishëm: që që nga 1 Maj në vendin tonë nuk do të ketë më sportele fizike, do kemi vetëm sportele virtuale dhe padyshim që kjo është një arritje shumë e madhe e administratës, është një nga ato betejat e filluara në krye të herës për të mposhtur korrupsionin dhe për të treguar që ne e kemi shumë të rëndësishme të funksionojmë në një mënyrë të integruar. Çfarë do të ndodhë me sportelet fizike që do të mbyllen më 1 maj?
Ju kujtohet që ky process ka nisur kohë më parë kur ne nisëm Reformën e derrugllimit. Derregullimi do të thoshte që e gjithë administrate publike duhet të bëhej gati me proceset e menduara mirë për të thjeshtuar dhe lehtësuar të gjithë procedurën për të marrë një shërbim një qytetar apo biznes. Mirëpo, thjeshtimi i procedurës nuk ishte i mjaftueshëm, ai duhet të shoqërohej edhe me një suport digjital dhe këtë support e bëri të mundur AKSHI dhe platforma e-Albania.
Platforma e-Albania që kemi sot ne është një platform shumë e lehtë që mund ta përdorë çdokush në kompjuter, në celular apo në një tablet që ka për të marrë shërbimin që do. Marrja e shërbimit në këtë formë lejon gjithashtu që edhe dijen për ate lloj shërbimi që dikush do të marrë mund ta marrë në dokumentat zyrtarë, por ndërkohë nga pas shërbimi që merret ka një sasi të punonjësve të administratës publike, që punon për shërbimin e kërkuar dhe kjo do të thotë që në back-office ne kemi vendosur administratorë civilë që janë të zotë të punojnë me regjistrat, që këmbejnë dokumentacion dhe për këmbimin e dokumentacionit në këto vite janë ndërtuar 55 regjistra thelbësorë të funksionimit të shtetit, dokumentat ndërveprojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet nënshkrimit elektronik. Pra, në qoftë se një qytetar, qoftë ky në zonë rurale qoftë në zonë urbane kërkon një shërbim ai vetëm aplikon për shërbimin dhe është e gjithë administrata publike që merr përsipër të plotësjë dokumentacionin e nevojshëm që duhet për lëvrimin e këtij shërbimi dhe kjo bëhët nëpërmjet Sistemit Elektronik, që është sistemi i qëndërzuar i nënshkrimit elektronik. Nuk është e lehtë të ngresh një proces të tillë nga hiçi.
Dhe në fakt këto gjëra që ka bërë Shqipëria e kanë renditur atë në një nga vendet me performancën më të mirë digjitale, sepse për të arritur këtu të duhet një strukturë informatike, e cila e ndihmon këtë gjë dhe Shqipëria ka vendosur infrastrukturë informatike për ta bërë këtë gjë. Përveç kësaj, Shqipëria ka hartuar programe e softëare të posaçme për ta bërë këtë gjë dhe nga ana tjetër ka trajnuar administratën për t’u përgjigjur për këtë gjë. Ju keni dëgjuar shumë të dhëna lidhur me sa shumë informacione shkëmbehen në njësinë e kohës dhe se si ne e kemi sot të vendosur sasinë e informacioneve që shkëmbejmë në njësi të matshme kohore: psh që nga 1 janari i vitit 2020 janë shkëmbyer në Sistemin e Nënshkrimit Elektronik rreth 110 mijë dokumenta dhe kanë përfituar aplikime për shërbime rreth 14.3 milionë përfitues. Shifrat janë vërtet shumë të larta, por ndërkohë çfarë kanë sjellë këto?
Unë ju referova para pak kohësh një studimi që kishtë bërë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Shqiptare e mbështetur nga IFC (International Finance Center) dhe e kishte kryer në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për të parë kohën e çdoganimit dhe ajo që të bëntë shumë përshtypje ishte që koha e çdoganimit ishte hartuar me metodikë matje në pikat më të rëndësishme kufitare ku hyjnë mallrat në Shqipëri. Koha e çdoganimit, e lirimit të mallit për ta çuar në treg, në Portin e Durrësit ishte shkurtuar gjatë vitit 2021 me 26%. Koha e çdoganimit për ato që janë pika doganore ishte shkurtuar me 20% dhe koha e çdoganimit për ato që janë pika vendore doganore e që gjenden në Fier, Elbasan dhe Tiranë ishte shkurtuar me 74%. Të gjitha këto janë bërë të mundura falë komunikit të Sistemit Elektronik dhe falë shërbimeve online që ne kemi vendosur për të lehtësuar biznesin dhe qytetarin.
Kështu që unë besoj se ky revolucion digjital është ai që i duhet Shqipërisë për të hequr dorë nga korrupsioni dhe për ta bërë shkëmbimin më të qënësishëm në funksionimin e një shoqërie ku vepron fuqia e ligjit, demokracia dhe funksionimi i administratës publike ta bëjë të drejtpërdrejtë dhe të automatizueshëm. Pra, unë bëj një aplikim dhe sikush përgjigjet për këtë. Besoj që të gjithë kemi parë që në Europë “apliko njëherë dhe merr të gjithë shërbimet” ka qenë një moto që vë qytetarët në qendër dhe Shqipëria me shumë sukses ja ka dalë. Vlerësimet që ka marrë nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim), nga SIGMA, nga Banka Botërore, nga RESPA por edhe ato që mori nga Departamenti Amerikan i Shtetit janë vlerësime shumë pozitive për të gjithë këtë revolucion digjital që ka bërë Shqipëria për të mundësuar shërbime më të mira në kohë dhe më të m ira për qytetarët dhe të mos harrojmë se me gjithë këto shërbime që janë bërë digjitale, qytetarëve tanë i janë kursyer miliona Euro. Shifrat përllogariten çdo ditë, janë kursyer miliona fletë A4 që printohen nga printerat e administratës dhe gjitahhstu është kursyer kohë, sepse njerëzit nuk mbajnë më rradhë. Rradha e tyre është vetëm një radhë virtuale, për të përdorur një aplikacion që ka në tëlefon, kompjuter apo në tablet.
Kështu unë besoj që kjo Konventë që po diskutojmë ne sot, që ka të bëjë me aksesin të dokumentave zyrtare ven pikërisht në momentin e duhur sepse fuqizon të gjithë këtë kompleks ligjesh që ne kemi. Dhe diçka shumë e rëndësishme që është për tu shtuar është që nënshkrimi elektornikështë një çelës më shumë për mbrojtje e të dhënave personale dhe nuk do të jetë vetëm kjo, por edhe barrierat e sigurimi i të dhënave personale dhe të regjistrave që në këtu disa kohë më parë, në këtë Kuvend bashkarisht miratuam kontratën më kompaninë Johns, e cila siguron pikërisht këtë gjë. Prandaj kolegë deputetë unë jam e bindur që do votoni për këtë Konventë, sepse na duhet të gjithëve të mbrojmë qytetarët tanë dhe ti lejojmë ata që të shikojnë se sa mirë punon Qeveria dhe se sa mirë punojmë edhe ne, se sa mirë e kryejmë detyrën.
Faleminderit shumë!