Publikuar më: 31/03/2022

Fjala Parlament – 31 Mars 2022

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Faleminderit Znj. Kryetare e Seancës,

Të nderuar kolegë Deputetë,

Shumë të nderuar qytetarë!

We are pleased to have you here from the UK Parliamant Colleagues!

We are very delighted to discuss these sessions with you!

Thank you!

Në fakt nuk janë aspak kohëra të lehta. Për të gjithë është e vështirë të përballen me rritje të çmimeve të naftës, të gazit dhe energjisë e po ti shtojmë kësaj edhe rritjen e çmmeve të produkteve bazë të shportës, të konsumit familjar të përditshëm natyrisht që nuk është e lehtë. Por këtë situatë po e kalojnë të gjithë, jo vetëm Shqipëria dhe kjo ka mbërthyer gjithë Evropën, gjithë botën dhe vjen si një rezultat kombinimi unikal krizash: nga kriza energjitike te kriza e zinxhirit të furnizimit për shkak të luftës në Ukrainë në rradhë të parë dhe kjo ka ngadalësuar marrëdhëniet tregtare në të gjithë kontinentin, ku ekonomitë e vendeve prej kohësh kanë një ndërveprim global të shtuar. Sikurse e njofton INSTAT, rikonfirmon edhe Banka e Shqipërisë inflacioni në muajin Shkurt ishte 3.9% më i lartë se një vit më parë dhe grupi i shpenzimeve për ushqime u rrit me 6.9%, ndërkohë grupi i shpenzimeve për transport u rrit me 10.4%.

Dua, të nderuar kolegë t’ju vë në dijeni që në qoftë se i drejtohemi teorisë ekonomike dhe flasim për stag inflation, në Shqipëri nuk është ky rasti. Ne nuk kemi një indeks që tregon rritjen e inflacionit në një të themi strukturë, ku ekonomia nuk ka rritje, të themi në një strukturë ku papunësia vjen në rritje. Në fakt të dhënat tregojnë të kundërtën. Të dhënat e publikuara tregojnë që shqipëria ia doli të ketë rritjen ekonomike në vitin e kaluar prej 8.5%, të konfirmuara nga institucionet ndërkombëtare dhe shkalla jonë e papunësisë sot tregon të jetë 11.4% dhe numri i të punësuarve në këtë periudhë të shkojë sa ai i para tërmetit dhe këtë e tregojnë llogaritë e shtetit. Banka Europiane dhe shumë banka të vendeve të tjera europiane janë duke rivizituar edhe njëherë shifrat e inflacionit dhe në të gjitha vendet pritet që të ketë një rritje të inflacionit, pra rritje të çmimeve të shportës të artikujve bazë të konsumit.

Dhe në Bankën e Shqipërisë projeksionet tregojnë, se Shqipëria pret të ketë një inflacion prej 6% në këtë vit. Gjithashtu, në vendin tonë të gjitha parashikimet që bëhën duke parë Bursën Ndërkombëtare tregojnë se në 6-mujorin e parë nuk duhet të ketë ndonjë rënie të konsiderueshmë të cmimit të energjisë elektrike, përkundrazi dhe ato që tregojnë Bursat Ndërkombëtare për çmimin e naftës apo të gazit.

Kjo krizë shumë dimensionae, pavarësisht nga gadishmëria e Qeverisë, kërkon edhe një kuptim të drejtë nga gjithsecili prej nesh, dhe një reagim qytetar të informuar e të përgjegjshëm. Ndaj të gjithë sipërmarrës dhe familjarë që janë çdo ditë të angazhuar për të vënë në punë biznesin e tyre dhe për të gjitha familjet shqiptare që po administrojnë me kujdes burimet e tyre financiare në këtë moment shkon një një falenderim i veçantë. Nuk është e lehtë por duhet të informohemi dhe të mbështetemi fort tek njëri tjetri.

Qeveria bëri me dije që prej vjeshtës 2021 që çmimi i energjisë po rritet në bursë dhe çmimi i energjisë për familjet dhe bizneset e vogla vazhdon të mbetet i parritur, vazhdon të mbetet i njëjti. Qeveria shqiptare nuk e rriti çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël, përkundrazi. Ajo subvencionon me 80% të vlerës së faturës të gjithë këto biznese. Mos harrojmë, që buxheti i miratuar në fillim të këtij viti gjithashtu parashikoi një fond për të kompensuar çmimin e energjisë për familjet në nëvojë, të cilat edhe sot vazhdojnë ta paguajnë energjinë më 7 lek për kw/orë, sepse Qeveria rimburson pjesën tjetër të çmimit.

Sot kemi dy borde te krijuara nga Qeveria, kemi Bordin Kombëtar të Administrimit të Karburantit dhe Bordin e transparencës dhe të monitorimit të produkteve kryesore të shportës të konsumit familjar, por ama ne jemi shumë të ndërgjegjshëm e të vetëdijshëm që në krye të herës që këto 2 Borde nuk janë të natyrshme për sistemin e ekonomisë së tregut që ne kemi zgjedhur t’i përkasim. Por në këto 2 Borde janë përfshirë përfaqësues të bizneseve, përfaqësues të prodhuesve, të eksportuesve dhe importuesve të mëdhenj për të adresuar një nga problematikat më të mprehta, për të mos cënuar bazën e jetesës së përditshme, me energji dhe ushqime kryesore të shportës.

Paketa jonë e rezistencës sociale që kërkoi ndryshime në buxhet dhe në sistemin e taksave kombëtare, është padyshim një paketë e menduar shumë mirë me të dhënat e fundit të buxhetit e krahasuar me të ardhurat e gjithashttu dhe me shpenzimet mbi bazën e informacioneve të librave të shtetit për të punësuarit dhe pagat e tyre, mbi bazën e eksperiencave të grumbulluara në menaxhimin e dy krizave të mëparshme, por duke bërë kujdes se çfarë bëjnë vendet e rajonit dhe ato Europiane në këtë situate dhe po t’i drejtohemi të dhënave të Eurostat-it do të shikoni që në fakt në rajon Shqipëria nuk është vendi i fundit për nga varfëria.

Ju lutem hidhini edhe njëherë sytë dhe do të shikoni që numri i të varfërve në Shqipëri është më i vogël se sa ai që ka Mali i Zi dhe disa vende të tjera të Rajonit.

Çdo ditë, Qeveria i është gjendur pranë familjeve në nevojë dhe atyre që fitojnë më pak para dhe prandaj me këtë filozofi vjen edhe prezantimi i kësaj pakete të rezistencës sociale. Ky akt normativ, pikërisht kërkon të lëvizë krahun e të ardhurave dhe shpenzime që të akomodojë këto nevoja, që ka Paketa e Rezistencës sociale.

Qeveria dje mori një vendim shumë të rëndësishëm, që ishte vendimi i rritjes së pensioneve me 3.3% për të gjitha kategoritë e pensioneve të plota apo jo të plota dhe buxheti do të akomodohet 3,3 miliardë lekë për 673,542 përfitues.

Garantoi rreth gjysëm milioni shqiptarë do të kompesohen nga rritja e çmimeve të shportës me 3 mijë lekë në muaj. Edhe njëherë, çmimet që shporta përmban përsa i takon produkteve ushqimore janë rritur me 6.9% dhe kjo rritje tregon që Qeveria mbulon pikërisht kiëtë masë të nevojave, që kanë familjet shqiptare në konsumin e produkteve bazë.

Edhe pse në tregun e punës janë aktiv njerëz që lëvizin nga rajonet, Qeveria mori përsipër të kompensojë biletën e tyre; asnjë lek shtesë nuk paguajnë ata që janë në tregun e pnës, që punojnë si në zonën urbane ashtu dhe në ato suburbane, sepse transporti qytetas dhe ndërqytetas do të financohet nëpërmjet kompanive të transportit për të mos rritur çmimin e biletës dhe kjo shumë shkon 500 milionë lekë, por gjithashtu në skemën e të punësuarve të atyre që vijnë në fshat Qeveria vazhdon të mbështesë me skemën e naftës, e cila u aplikua vjet për herë të parë e tregoi se ishte një skemë shumë efikase. Aplikuan rreth 19,600 fermerë dhe sot aplikimet kanë shkuar shumë lart duke përdorur të gjithë sasinë e parave të vëna në dispozicion.

Meqënëse çmimi i naftës në Bursat Ndërkombëtare po rritet, Qeveria ka shtuar edhe për këtë skemë të mbështetjes duke e çuar skemën në 1.45 miliardë lekë. Qeveria natyrisht do të marrë masa dhe përsa i takon shpenzimeve të veta të Administratës dhe siç e keni dëgjuar, do të ulen shpenzimet në administratë për të gjitha automjetet, që janë në dispozicion të administratës qendrore apo vendore me 50%.

Sot në Shqiperi ka aktive sipas DPT 117,000 mijë biznese. Të gjitha bizneset e vogla Shqipëria që jetojnë dhe operojnë në Shqipëri e kanë prej kohësh TVSH 0% dhe Tatim fitim 0%, ndërsa bizneset e mëdha që nga viti 2014 paguajnë tatim fitimin prej 15%, sepse parimi ynë  udhëheqës është kush fiton më shumë paguan më shumë.

Me këtë parim që ne kemi në filozofi është bërë dhe qasja kundrejt kontributit në ekonominë e vendit dhe në paketën e rezistencës sociale dhe po hyn 2 muaj përpara kohe , futja e ligjit për zerimin e taksës për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimi i taksës për pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si dhe uljen e taksës për pagat nga 1,5 deri në 2 milionë lekë të vjetra, pra 56% e atyre që në Shqipëri jetojnë me punë dhe paguhen me pagë, paguajnë 0 taksë.

Pagën minimale, duke filluar nga nesër Qeveria do e bëjë 320 mijë lekë të vjetra.

Të gjitha pagat e klasave të mesme buxhetore që vijnë nga sektori i arsimit, sektori i shëndetësisë apo dhe ato që janë në sektorin e kulturës janë parashikuar në këtë project buxhet që të rriten dhe ky premtim është një premtim i mbajtur dhe do ta shikoni në datën 1 Korrik, kur pagat e këtyre kategorive do të rriten.

Ndryshimet në dy kahet e buxhetit padyshim që mbështeten në performancën e të ardhurave tatimore dhe doganore nga administrata fiskale,  cila që në  2 mujorin e parë të  këtij viti bëri një analizë të hollësishme dhe dolën  të dhëna që janë shumë të rëndësishme për të akomoduar shpenzimet, që po bëhen në paketën e Rezistencës Sociale.

Të ndergjegjshëm se kjo  periudhë shoqërohet edhe me pasigurinë e përgjithshme sesa do zgjasë kjo situatë, kur do të mabrojë, për të gjitha kompanitë që operojnë në zinxhirin e furnizimit me energji dhe ushqime, qeveria bën një thirrje që ato të investojnë duke vendosur garancinë sovrane, të investojnë për të blerë produktet që ato sheshin më shumë, t’I marrin dhe t’I kenë si gjendje rezervash  këtu në vendin tonë dhe më pas këtë ta përdorim për njerëzit që kanë nevojë. Qeveria garanton nëpërmjet garancisë sovrane që do t’ia blejë atyre këto produkte.

Nuk janë kohëra të lehta, por ama këtu në Shqipëri në vendin tonë, njerëzit e zakonshëm vazhdojnë të punojnë çdo ditë me këmbëngulje dhe rezultate të mira, sepse si kurdoherë ata e dinë që vetëm të bashkuar mund t’ia dalim.

Po të shikojmë shifrat e INSTAT për eksportin këtë 2 mujor vëmë re që kemi arritur një shifër rritëse prej 50.5% në krahasim me Shkurtin e vitit të kaluar dhe kjo vjen si rezultat i atyre që punojnë në sektorin e Minierave, Materialeve të ndërtimit, atyre që punojnë në tekstil dhe këpucë, atyre që punojnë në sektorin e bujqësisë. Eksportet në bujqësi u rritën 14% dhe është vetëm puna e njerëzve të zakonshëm që sjell këtë rritje të vlerave të eksportit, prandaj do t’iu lutesha shumë që këtë AKT Normativ ta miratojmë si për Buxhetin ashtu dhe për taksat, duke i ardhur në ndihmë të gjithë njerëzve që të bashkuar duhet të përballojmë këtë krizë të vështirë ekonomike, që ka mbërthyer të gjithë globin.

Ju faleminderit!