Edlira Zyfi

Edlira Zyfi
Këshilltar
Edlira.Zyfi@kryeministria.al
Mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Shtetit për Standardet e Shërbimeve që prej muajit Tetor 2021.
Më herët ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Janar-Shtator 2021) ;ka mbajtur pozicionin e koordinatorit në Task-Forcën për Evidentimin e Pasurive të Paluajtshme Shtetërore gjatë bregdetit shqiptar (mars 2018- Janar 2020); në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në rolin e asistentit të Drejtorit të Përgjithshëm (nëntor 2013- tetor 2016).
Në vitin 2010 është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti Europian i Tiranës, dega Shkenca Politike, më tej ka vazhduar studimet MSC në Komunikim- Marrdhënie Publike, gjatë viteve 2010-2012, pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Aktualisht është në përfundim të ciklit të dytë të integruar të studimeve pranë Universitetit të Tiranës, Dega Juridik .
Është njohëse shumë e mirë e gjuhës italiane, angleze.
Fusha e angazhimit: Marrëdhëniet me Parlamentin, Antikorrupsioni, Kodi Etik Ministror.