Emerlinda Pema

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Fotografi Ministri

Emerlinda Pema

Drejtor Kabineti
Emerlinda.Pema@kryeministria.al

Zonja Emerlinda Pema, nga janari 2022, mban pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Standardet e Shërbimeve.
Zonja Pema është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Padova, Itali me profil studimor Marrëdhënie dhe Ekonomi Ndërkombëtare.
Gjithashtu ajo është e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Juridike të Universitetit të Padova, Itali.
Zonja Pema ka kryer Master pas-universitar për Integrimin Europian në Universitetin e Padova-s, Itali.
Zonja Pema ka një eksperiencë të pasur profesionale, fillimisht si nënpunëse/juriste pranë Ministrisë së Shëndetësië, ka qënë lektore e jashtme pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Evropian të Tiranës, dhe juriste e jashtme e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, si dhe ka qenë pjesë e Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkepunim në Europë (OSBE) me qendër në Vjenë, edhe gjatë Kryesisë Shqiptare të OSBE-së në vitin 2020.
Ajo zotëron gjuhën italiane dhe angleze dhe ka njohuri të gjuhës spanjolle.
Fusha e angazhimit: Qeverisja e mirë, Agjenda e Integrimit Evropian. Koordinimi i veprimtarisë së institucionit.