Etleva Martiri

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Fotografi Ministri

Etleva Martiri

Këshilltar
Etleva.Martiri@kryeministria.al

Znj. Martiri mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Shtetit për Standardet e Shërbimeve që prej muajit Tetor 2021.

Gjatë periudhës Dhjetor 2020- Shtator 2021, Etleva ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Etleva vjen në këtë pozicion pas një eksperience të gjatë në programe dhe projekte të fokusuara në Administratën Publike, Mirëqeverisjen, zhvillim ekonomik dhe social , zhvillim rajonal, zhvillim kapacitetesh , monitorim dhe vlerësim, statistika.
Etleva ka eksperiencë të gjerë në projekte të ndyshme që lidhen me programimin e fondeve të BE –së – IPA 1 , IPA II & IPA III.

Më herët Etleva ka mbajtur pozicionin e Manaxherit të Programeve në zyrën teknike të Bashkëpunimit Austriak (ADA ) (2012-2021) dhe Manaxhere Projekti/Programi në programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Etleva ka kryer studimet per inxhinieri në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe studimet master për Administrim Biznesi (MBA) , në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, USA.
Fusha e angazhimit – Mbështetje dhe koordinim në zbatimin e fushës së përgjegjësisë të Ministrit në bashkëpunim me institucionet qëndrore dhe vendore dhe partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë të zhvillimit , Zhvillimi, zbatimi dhe monitorimi i Standardeve të Shërbimeve Publike.