Publikuar më: 13/06/2022
Konferenca e parë Kombëtare Antikorrupsion, një bilanc arritjesh e sfidash në betejën e përditshme kundër korrupsionit

U zhvillua nga data 13-15 Qershor në Tiranë, Konferenca e parë Kombëtare Antikorrupsion, e cila shoqëroi daljen e Raportit Vjetor Kombëtar 2021 për Antikorrupsionion, puna për të cilën u drejtua dhe koordinua nga Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali. Konferenca u fokusua në dy shtylla kryesore, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe reformimi i shërbimeve ndaj qytetarëve përmes digjitalizimit si mjet efektiv për të luftuar korrupsionin. Kryeministri Edi Rama iu drejtua Konferencës me një fjalë, ku ndër të tjera theksoi se pavarësisht një sërë problematikave që mbeten për t’u zgjidhur, është lehtësisht e dallueshme se “Shqipëria ka filluar të ndahet shumë qartë nga një fazë kur korrupsioni ishte sistemi i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të”.