Publikuar më: 19/06/2023
Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKShC)

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Znj. Milva Ekonomi mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile (KKSHC) me qëllim forcimin e dialogut konstruktiv mes qeverisë dhe shoqërisë civile, si një element kyç në procesin e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian.
Në këtë mbledhje u prezantuan gjetjet dhe arritjet e takimit kombëtar të shoqërisë civile si dhe u miratua kalendari për proceset e Udhërrëfyesit për Hartimin e Politikës dhe Masave për një Mjedis Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile.
Gjithashtu në takim u prezantua dhe drafti i Udhërrëfyesit për Funksionimin e Institucioneve Demokratike si dhe u konstituuan anëtarët e rinj të KKSHC.
Nga ky takim rezultoi dakordësimi që 5 anëtarë të KKSHC do të përfaqësojnë këtë Këshill, në Komitetin Shumëpalësh për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur (OGP).