Publikuar më: 27/09/2022

Mblidhet Komiteti Drejtues i projektit “Shërbime publike me në qendër qytetarin”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi së bashku me Përfaqësuesen Rezidente të UNDP-së Monica Merino, drejtuesen e ADA Shqipëri Simone Ungersböck, përfaqësuesë nga projekti dhe të ftuar të tjerë diskutuam mbi ecurinë e deritanishme të këtij projekti. Me Znj. Merino u firmos edhe dokumenti i rishikuar i Projektit CSDA për konsolidimin e shërbimeve publike digjitale me në qendër qytetarin në Shqipëri i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim si dhe UNDP-ja, në rikonfirmim të bashkëpunimit të frytshëm dhe intensifikimit e mëtejshëm në përputhje me synimet e përbashkëta dhe prioritet e qeverisë.