Publikuar më: 09/02/2023

Mblidhet Komiteti Shumëpalësh mbi Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP), vijon puna për hartimin e Planit të Ri Kombëtar të Veprimit për dy vitet e ardhshme

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

U zhvillua takimi i rradhës i Komitetit Shumëpalësh mbi Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP). Në praninë e ministrave, zëvendësministrave të ngarkuar me OGP-në, drejtuesve të shumë institucionesve publike, anëtarëve të shoqërisë civile, si dhe të ftuarve të përhershëm të Delegacionit të Bashkimit Europian, Ministër i Shtetit për Standartet e Shërbimeve Milva Ekonomi, parashtroi paketën e dokumenit të prioriteteve, raportit të bashkë-bërjes të këtyre prioriteteve dhe evidencat e gjithë procesit të ndjekur për identifikimin e prioriteteve.

Kanë kontribuar në këtë proces mbi 12 institucione, janë hartuar rreth 32 angazhime prioritare në 8 fusha/komponentë në kuadër të fazës shumë të rëndësishme të bashkë-bërjes (co-creation), fazë e cila me këtë mbledhje konsiderohet e mbyllur dhe nisim me fazën e hartimit të Planit të Ri Kombëtar të Veprimit për dy vitet e ardhshme.

Ministrja Ekonomi theksoi domosdoshmërinë e një bashkëbisedimi të hapur me të gjithë anëtarët si nga ana e qeverisë ashtu dhe nga shoqëria civile por dhe forcimin e kapaciteteve të të gjitha palëve të përfshira në proces. Në këtë kontekst, anëtarët u informuan lidhur me planifikimin e disa trajnimeve si për (i) anëtarët e Komitetit dhe (ii) rrjetit të Pikave Fokale për OGP-në çdo institucion, të cilat po po bashkërendohet me Sekretariatin e OGP-së dhe ReSPA-n.

Anëtarët e Komitetit aprovuan dokumentin e paketës së prioriteteve dhe angazhimeve të propozuara së bashku me shoqërinë civile, në kuadër të punës për hartimin e Planit të Ri Kombëtar të Veprimit për dy vitet e ardhshme, sipas diskutimeve dhe në përputhje me procedurat paketa publikohet në faqen www.ogp.al.