Publikuar më: 20/09/2022
Me të rinjtë e Kongresit Kombëtar dhe angazhimin e tyre në administratën publike

Në aktivitetin me temë “Rinia, diversiteti dhe roli i administratës publike dhe punësimet e të rinjve”, Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi zhvilloi një takim me të rinjtë e Kongresit Rinor Kombëtar, me të cilët foli mbi angazhimin e tyre në administratën publike dhe politikat mbështetëse që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në këtë drejtim.
Nga të dhënat e DAP tregohet se sot janë punësuar në administratën publike mbi 600 studentë ekselentë, 434 prej të cilëve, pas konkurimit kanë fituar statusin e nëpunësit civil.