Publikuar më: 03/03/2023
Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve mori pjesë në eventin e organizuar nga ReSPA (Shkolla Rajonale e Administratës Publike) në serinë e Ditëve të Hapura Tiranë, që po zhvillohen në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i Ditëve të Hapura është informimi rreth risive, aktiviteteve dhe mekanizmave që përdoren për zbatimin strategjik të agjendës për përmirësimin e profesionalizmit të administratës publike dhe ofrimin e shërbimeve publike duke përdorur teknologjitë digjitale dhe modele që garantojnë cilësi.
Aktivitetet e planifikuara për vitin 2023 do të kenë në fokus fushat tematike të planifikimit të politikave, kornizave rregullatore dhe koordinimin me qeverinë qendrore, duke synuar llogaridhënie horizontale në administratën publike; integrimin evropian dhe negociatat për anëtarësim; menaxhimin e burimeve njerëzore dhe zhvillimin profesional si dhe ofrimin e shërbimeve, duke ndikuar në dixhitalizim dhe menaxhimin e cilësisë.