Publikuar më: 15/03/2023

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve zhvilloi një takim online me agjencitë e përzgjedhura për fazën fillestare që do të pajisen me certifikimin ISO 9001

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi zhvilloi një takim online me agjencitë e përzgjedhura për fazën fillestare që do të pajisen me
certifikimin ISO 9001 për “Sisteme të Menaxhimit të Cilësisë”. Ky

certifikim mbështetet nga projekti “Konsolidimi i Ofrimit të Shërbimeve Publike në Shqipëri me në qendër qytetarin” (CSDA) zbatuar nga Qeveria e Shqipërisë në partneritet me UNDP.

Agjencitë që morën pjesë në takimin prezantues mbi modalitetet e procesit të pajisjes me këtë çertifikim janë Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Intelektuale, Qendra Kombëtare e Biznesit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe Agjencia e Sigurisë së Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor të cilat ofrojnë një volum të madh shërbimesh online për qytetarët.
Ky certifikim vjen në kuadër të ofrimit të shërbimeve digjitale nga institucionet publike shërbim-ofruese dhe përcakton kriteret për një sistem të menaxhimit të cilësisë bazuar në një sërë parimesh të cilat në fokus kanë publikun.

Certifikimi ISO 9001 garanton procese efektive pune nga staf eficent për të ofruar shërbimet dhe për të kënaqur qytetarët nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të sistemeve, kualifikim dhe efikasitet operacional.