Publikuar më: 21/03/2023
Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Znj. Milva Ekonomi e ftuar nga Asambleja e Përgjithshme e Konfindustrisë në Shqipëri në panelin me temë: Inovacioni dhe kapitali njerëzor

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Znj. Milva Ekonomi ishte e ftuar nga Asambleja e Përgjithshme e Konfindustrisë në Shqipëri në panelin me temë: Inovacioni dhe kapitali njerëzor. Fokus i vecantë në këtë takim iu kushtua Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit (TIK) dhe Kontraktimit për Procese të Biznesit (KPB).
Në event ishin pjesëmarrës dhe Ministri i Shtetit për Rininë, Znj. Bora Muzhaqi, Zv/Ministre e Arsimit dhe Sportit, Znj. Albana Tole, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Z. Fabrizio Bucci, Presidenti i Konfindustrisë në Shqiperi, Z. Sergio Fontana dhe kompani të shumta Italiane që operojnë në këta sektorë në Shqipëri.
Në fjalën e saj, Ministrja Ekonomi theksoi se ngjarjet e fundit në vend, rajon apo edhe ato globale, kanë sjellë padyshim nevojën për ndryshime të shpejta në drejtimin e sipërmarrjes sot. Zhvillimi i ekonomisë së dijes, ku idetë e reja dhe aftësitë profesionale përfaqësohen nga inovacioni dhe kërkimi shkencor, vendosin në qendër burimet njerëzore si kyçi i suksesit.
Ofrimi i 1227 e-shërbimeve solli një moment të ri edhe për bizneset dhe qytetarët në Shqipëri. Kjo patjetër që kërkoi më shumë zhvillime digjitale dhe aftësi të reja në fushë, por edhe rregullime proceduriale dhe lehtësira fiskale.
Akumulimi i njohurive krijoi bazën për zhvillime të mëtejshme, të kërkura nga tregu i brendshëm dhe i jashtëm. Ndaj përpjekja për të ruajtur burimet e afta njerëzore është një sfidë e sipërmarrjes që operon në Shqipëri.
Sot sipërmarrja duhet të ndryshojë mēnyrën të bërit biznes jo vetëm në duke rritur pagat e punonjësve qe jane goditur nga inflacioni i lartë, por edhe në aspektin e trajtimit të punonjësve, e trajnimeve, e motivimit dhe kërkimit shkencor, si dhe në aspektin e modernizmit.
Nga të dhënat e Konfindustrisë rezulton se 35 mijë studentë shqiptarë, kanë përzgjedhur degët e teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës duke patur si qëllim edukimin për të qenë të aftë në një treg pune gjithnjë në rritje cilësore dhe duke u bërë kështu një burim i mirë për aktivitete ICT/BOP (Kontraktimit për Procese të Biznesit).