Publikuar më: 14/07/2023

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Znj. Milva Ekonomi mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar ditën e sotme për dhënien e certifikatave të trajnimit mbi ISO 9001:2015 “Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë” për pesë agjencitë e qeverisjes qendrore të përzgjedhura për fazën e parë, për pajisjen me Standardin ISO 9001:2015.

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Kjo iniciativë realizohet në kuadër të projektit “Konsolidimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin në Shqipëri” (CSDA), një fond i përbashkët donatorësh, i cili zbatohet nga qeveria shqiptare në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe me Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim (ADC) si kontribues kryesor.

Trajnimet e zhvilluara ishin pjesë e një asistencë teknike nga ekspertët e kompanisë TMC, nën koordinimin e Ministrit të Shtetit për Standardet e Shërbimit, për pesë agjencitë e qeverisjes qendrore që ofrojnë një numër të lartë të shërbimeve publike online për qytetarin dhe biznesin: Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Intelektuale dhe Qendra Kombëtare e Biznesit, në mbështetje të kryerjes me sukses të procesit të certifikimit ISO të menaxhimit të cilësisë, si një instrument për të siguruar standarde të larta në ofrimin e shërbimeve publike në Shqipëri.

Përfitimet e përdorimit të ISO 9001:2015 si një kornizë për zbatimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë përfshijnë rritjen e kënaqësisë së qytetarit apo biznesit duke përmbushur kërkesat e tyre, përmirësimin e performancës së procesit bazuar në vlerësimin e të dhënave dhe informacionit dhe rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të operacioneve organizative.