Milva Ekonomi
Ministër Shteti për Standardet e Shërbimeve

Znj. Milva Ekonomi, aktualisht shërben si Ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimeve.
Nga dhjetori 2020 deri në shtator 2021 ajo shërbeu si Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, më parë (2016-2017) si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Znj. Ekonomi shërbeu si Drejtore e Përgjithshme e Institutit të Statistikave nga viti 1994 deri në vitin 2005.
Në mars të vitit 2006, ajo u zgjodh anëtare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21” (OECD).
Ajo ka këshilluar Agjencinë e Statistikave të Kosovës, si eksperte kyçe në Përgatitjen e Rregjistrimit të Popullsisë së Kosovës 2007–2008, financuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim në Kosovë, dhe pas saj ju bashkua SIDA /Suedi si konsulent në ndërtimin e kapaciteteve statistikore për Ballkanin Perëndimor, me fokus në Kosovë.
Ajo ka përfunduar studimet për Statistikë dhe Ekonomi, dhe ka titullin Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Tiranës. Ajo ka qënë lektore në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës dhe Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht.