Publikuar më: 20/12/2022

Ministrja Ekonomi mbledh përfaqësuesit e institucioneve shtetërore në kuadër të të iniciativës së Partneritetit të Qeverisjes së Hapur (OGP)

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi zhvilloi një takim online me pikat e kontaktit të përcaktuara nga ministritë e linjës për komunikimin me shoqërinë civile në kuadër të iniciativës së Partneritetit të Qeverisjes së Hapur OGP.

Përcaktimi i një pike kontakti në çdo ministri linje ishte kërkesë e përfaqësues të shoqërisë civile anëtarë të Komiteti Shumëpalësh për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur, kërkesë e cila u aprovua dhe mor parasysh që në mbledhjen e parë të këtij Komiteti.

Në fokus të takimit ishte metodologjia e re e OGP-së në kuadër të procesit të bashkë-krijimit të Planit të Ri dy vje
çar të Veprimit, duke vënë theksin te konsultimi me të gjithë aktorët e shoqërisë civile dhe publikun e gjerë, si dhe marrja e ideve dhe propozimeve të tyre në hartimin e angazhimeve për tu përfshirë në planin e ri të veprimit.

Procesi i bashkë-krijimit të planit të ri të veprimit do të kryhet së bashku me shoqërinë civile dhe komentet dhe idetë e përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe publikut të gjerë do të diskutohen dhe merren në konsideratë sipas rastit dhe mundësive.