Publikuar më: 17/11/2022

Ministrja Ekonomi merr pjesë në Forumin Global mbi Demokracinë

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi ishte e ftuar në Forumin Global të organizuar nga OECD në Luksemburg në 17-18 Nëntor 2022. Në Forum merrnin pjesë ministra të vendeve anëtare të OECD-së, përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe shoqërisë civile. Në këtë Forum i cili u hap me përshëndetjet e Kryeministrit të Luksemburgut Xavier Bettel dhe Kryeministrit të Belgjikës Alexander De Croo, të gjithë pjesëmarrësit trajtuan cështje dhe dhanë ide që do të ndikojnë në politikat e forcimit të besimit ndaj institucioneve publike dhe sfidave kryesore të qeverisjes demokratike në erën digjitale.

Ministrja Ekonomi ishte pjesë e panelit “Demokracia në kohën e digjitalizimit”, ku prezantoi një pasqyrë të plotë të zhvillimeve digjitale në vendin tonë dhe impaktin e tyre; si në lehtësimin e jetës se qytetarëve dhe bizneseve, në ndërveprimin e 55 sistemeve digjitale, pjesëmarrjen e qytetarëve nëpërmjet konsultimit publik të projekt-iniciativave ligjore dhe politikave, si dhe luftën kundër korrupsionit. Ajo theksoi që tashmë Shqipëria është në një rrugë pa kthim në transformimin digjital dhe do të vazhdojë perpjektjet për të patur një infrastrukturë digjitale efikase, të shpejtë dhe të sigurtë.

Ministrja Ekonomi gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar pati rastin të takonte dhe homologë të saj si: Zëvëndës Kryeministren e Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për Qeverisjen e Mirë, Slavica Grkovska, Ministren e Digjitalizmit në Holandë, Aleksadra van Huffelen, Drejtuesin e Komisionit të Shërbimit Publik në Australi, Peter Welcoot si dhe Gregor Virant, Drejtues i programit OECD/SIGMA, me të cilët zhvilloi takime për të mundësuar shkëmbimet e eksperiencave mes vendeve dhe organizatave tona.

Pjesëmarrësit në panelet e ndryshme të këtij forumi konkluduan se forcimi i
Demokracisë në rajonin e OECD-së, mund të arrihet nëpërmjet luftës kundër dezinformimit, rritjes së përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike, transformimit të qeverisjes për demokracinë digjitale dhe përgatitjen e qeverive për të përballuar sfidat klimatike dhe mjedisore.