Publikuar më: 15/09/2022
Ministrja Ekonomi merr pjesë në Ministerialin e Ballkanit Perendimor mbi Reformat në Administratën Publike

Reforma në administratën publike, për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor mbetet prioritet kyç për të ndërtuar shoqëri dhe ekonomi të qëndrueshme me synim avancimin e procesit integrues në BE. ReSPA dhe OECD/SIGMA organizuan “Ministerialin e Ballkanit Perendimor mbi Reformat në Administratën Publike”, në Shkup për të shkëmbyer, treguar dhe promovuar praktikat më të mira në implementimin e reformave në Administratën Publike. Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi foli mbi ecurinë e reformave në vendin tonë, ku reforma e shërbimeve publike mbetet kyç për ti shërbyer më mirë qytetarëve. Dhe siç është bërë e njohur nga OECD/SIGMA, Shqipëria mbetet vendi me rritjen më të shpejtë në rajon në transformin digjital.