Publikuar më: 24/11/2022

Ministrja Ekonomi në konferencën e OSBE, qeveria shqiptare vullnet të palëkundur në luftën ndaj korrupsionit

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

U zhvillua sot konferenca ndërkombëtare e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë. Konferenca mblodhi bashkë të ftuar nga media dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet e Europës Juglindore. Takimi kishte në fokus forcimin e kapaciteteve të “watchdog” në monitorimin dhe investigimin e përdorimit të fondeve publike nëpërmjet të dhënave publike në open data. Në fjalën e saj përshëndetëse Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi rikonfirmoi vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si një nga prioritetet kryesore të mirëqeverisjes. Ajo theksoi se vazhdimi i transformimit digjital në ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset është i pandalshëm. Ministrja Ekonomi cmoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me shoqërinë civile për të pasuruar me të dhëna portalin opendata.gov.al.