Publikuar më: 15/11/2022

Ministrja Ekonomi në konferëncën e ReSPA, Shqipëria model për rajonin

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Gjatë ditës së sotme në konferencën e organizuar në Tiranë sëbashku me ReSPA-n, të ftuar si Admirim Aliti, Minister i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës në Maqedoninë e Veriut, Gregor Virant, Drejtues i SIGMA, Florian Hauser DG Near-BE e të tjerë, ndanë me të pranishmit prezantimet e tyre mbi praktikat më të mira në rajon e më gjërë në funksion të reformave në administratën publike.

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi, në panelin me temë “Modernizimi i Shërbimit Publik” diskutoi mbi hapat që po ndërmerr vendi ynë në tërheqjen dhe përthithjen në administratë të njerëzve të kualifikuar të cilët me nisjen e negociatave teknike me BE-në, kanë një rol domethënës në këtë proces.

Me interes ishte edhe publikimi për herë të parë i një anketë, e zhvilluar nga ekspertë të huaj mbi administratën publike të vendit tonë, ku gjetjet e afro 6000 të anketuarve tregonin një pasqyrë reale të sfidave të kohës në përpjekjet që po bëhen për modernizimin e administratës publike. Kjo anketë do të aplikohet edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perendimor, duke ndjekur të njëjtën metodologji si në Shqipëri.