Publikuar më: 27/05/2022
Ministrja Ekonomi në konferencën “Sfidat e Sistemit të Prokurimit Publik në Republikën e Shqipërisë”

E ftuar në konferencën “Sfidat e Sistemit të Prokurimit Publik në Republikën e Shqipërisë” organizuar nga Komisioni Prokurimit Publik në bashkëpunim me OECD/Sigma, Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi theksoi rëndësisë që ka Prokurimi Publik.
Gjatë këtyre viteve me digjitalizimin e këtyre procedurave është bërë e mundur minimizimi i ndikimeve të mundshme të veprimtarive korruptive. Aktualisht, zhvillimi i procedurave të prokurimit bazohet në standardet dhe praktikat më të mira të diktuara nga Acquis e BE-së.