Publikuar më: 27/01/2023

Ministrja Ekonomi takon Ambasadoren greke, në fokus bashkëpunimi dypalësh

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi priti në një takim Ambasadoren e Greqisë, znj. Konstantina Kamitsi, ku diskutoi nga afër bashkëpunimin dypalësh. Ministrja Ekonomi pati rastin ti prezantonte Ambasadores Kamitsi punën transformuese që qeveria shqiptare ka bërë në digjitalizimin e shërbimeve publike, e të mirëqeverisjes. Gjatë takimit u ra dakort të zhvillohet më tej komunikimi në shkëmbimin e eksperiencave të dy vendeve tona në këtë aspekt.