Publikuar më: 24/11/2022
Ministrja Ekonomi takon Përfaqësuesen Speciale të Kryesisë mbi Anti-Korrupsionin në OSBE

Gjatë aktivitetit të organizuar nga OSBE, Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi zhvilloi një takim me Përfaqësuesen Speciale të Kryesisë mbi Anti-Korrupsionin Anita Ramasastry, shoqëruar nga Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Tiranë Clarisse Pastorzy, si dhe përfaqësues të zyrës së Koordinatorit mbi Ceshtjet Ekonomike Mjedisore të OSBE-së në Vjenë.
Znj.Ramasastry vlerësoi të gjitha zhvillimet e kryera në Shqipëri duke përdorur digjitalizimin e shërbimeve publike si një mjet për të luftuar korrupsionin. Informova Përfaqësuesen Speciale mbi përparimet e bëra në rritjen e numrit të shërbimeve digjitale, si dhe punën e bërë për ti rezistuar sulmit kibernetik dhe shembullin e Shqipërisë në rajon për rikuperimin e shërbimeve online në kohë shumë të shkurtër në krahasim me vendet fqinjë, që pësuan sulme të njejta.
Diskutimet vijuan mbi të dhënat e hapura dhe përdorimin e tyre nga shoqëria civile dhe gazetarët investigativ në rolin e tyre të monitoruesve të aktivitetit të administratës publike. Ministrja Ekonomi informoi mbi hapat që po ndërmarrim në kuadër të partneritetit të Qeverisjes së Hapur (OGP), mbi inicimin e procesit të hartimit të Planit të ri të Vepirmit 2022-2024.
Përfaqësueset e zyrës së Koordinatorit të Cështjeve Ekonomike-Mjedisore të OSBE-së theksuan që qeverisja e hapur dhe përdorimi i të dhenave të hapura është në fokus të projektit të kësaj zyre që ndihmon vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, në vijim të vendimit të Ministerialit të Tiranës në vitin 2020, në rritjen e kapaciteteve jo vetëm të administratave publike por edhe të shoqërisë civile në përdorimin cilësor të të dhënave.