Mirëqeverisja

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Mirëqeverisja konsiston në një kuadër parimesh dhe strukturash operuese që ka si synim të sigurojë një kuadër të gjerë politikash horizontale të cilat bashkërendohen në mënyrë të harmonizuar me qëllim funksionimin në mënyrë koherente, efiçente dhe të integruar. Kuadri i politikave të mirëqeverisjes janë të bazuara dhe në përputhje me:

  • Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), e cila përcakton prioritetet & politikat kombëtare afatmesme dhe afatgjata për Mirëqeverisjen, sipas një parashikimi afatmesëm dhe afagjatë të kuadrit makroekonomik e fiskal;
  • Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA), sipas së cilit çdo institucion përgatit një plan trevjeçar shpenzimesh brenda tavaneve të shpenzimeve buxhetore, për të arritur objektivat e prioriteteve dhe politikave afatmesme dhe afatgjata, në përputhje me kuadrin e Mirëqeverisjes.

Po kështu, në proceset e mësipërme harmonizhen dhe me katër procese të tjera thelbësore:

  • Programi i Qeverisë
  • Integrimi Europian & zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) dhe Planit të Veprimit për Integrim Europian (PKIE)
  • Investimet Publike, përfshirë Ndihmën e Huaj

Departamenti i Mirëqeverisjes siguron, nga njëra anë një kornizë eficiente, transparente dhe të integruar për politikat e mirëqeverisjes, në përputhje me Parimet e Administratës Publike si edhe standardet e BE/SIGMA; si edhe nga ana tjetër, siguron që kuadri strategjik i politikave, prioriteteve dhe reformave shtetërore të mirëqeverisjes, të zhvillohet në të njëjtën linjë me vizionin e qeverisë, në përputhje me objektivat strategjike të institucionit.

Departamenti i Mirëqeverisjes përgjigjet përpara Ministres së Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Pjesë e mekanizmave për Mirëqeverisjen është Grupi i Menaxhimit të Integruar të Politikave (GMIP) për Mirëqeverisjen dhe Administrimin Publik, bazuar në Urdhërin nr.157, të Kryeministrit, datë 21.10.2018. Bazuar në Urdhërin nr.157, GMIP për Mirëqeverisjen dhe Administrimin Publik luan dhe rolin e Komitetit për fondet e Instrumentit të Paraaderimit-IPA (IPA Sector Monitoring Commitee), duke siguruar monitorimin e fondeve IPA për Mirëqeverisjen dhe Administrimin Publik.

Roli i Sigmës në kuadër të Vlerësimit të Parimeve të Mirëqeverisjes dhe Administrimit Publik

OECD dhe Komisioni Evropian përmes Raporteve të Vlerësimit të SIGMA/OECD (raporte të përvitshëm) ofron mbështetje për forcimin e mirëqeverisjes dhe administratës publike dhe për zbatimin e reformave qeverisëse në vendet kandidate potenciale për anëtarësim në BE.

Gjatë raporteve periodike të BE/SIGMA vlerësohemi në zbatim të Parimeve të Mirëqeverisjes dhe Administratës Publike, të cilat ofrojnë një përshkrim të detajuar të administratës s publike të cilën duhet ta synojnë vendet.

  • Parimet e Mirëqeverisjes dhe Administratës Publike ofrojnë një kornizë të monitorimit në mënyrë që qeveritë dhe politikbërësit të mund të përcjellin zbatimin e reformave të nevojshme përgjatë periudhës së implementimit të tyre. Përmes një fokusimi të fuqishëm në zbatimin e reformave dhe mbledhjes se dëshmive mbi performancën e qeverisë, Parimet nuk paraqesin vetëm një seri kushtesh dhe kërkesash, por gjithashtu ndihmojnë në përgatitjen e vizionit për reformën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik, si dhe shërbejnë për të ndihmuar vendimmarrësit për të bërë ketë reformë.
  • Parimet përkufizojnë se çfarë përfshin mirëqeverisja në praktikë dhe përcaktojnë kushtet kryesore që duhet të respektohen nga vendet gjatë procesit të integrimit në BE. Parimet po ashtu përmbajnë një kornizë të monitorimit, e cila mundëson analizën e rregullt të progresit të arritur në zbatimin e Parimeve dhe caktimin e standardeve që duhet të përmbush vendi.

Parimet mbulojnë nivelet kryesore horizontale të Sistemit të Qeverisjes, të cilat përcaktojnë performancën e përgjithshme të mirëqeverisjes dhe administrimit publik, specifikisht:

  1. Korniza strategjike e reformës së administratës publike
  2. Menaxhimi i financave publike
  3. Zhvillimi dhe koordinimi i politikave
  4. Shërbimi publik dhe menaxhimi i burimeve njerëzore
  5. Llogaridhënia
  6. Ofrimi i shërbimeve

Raporti vlerëson 52 tregues/indikatorë, të përbërë nga më shumë se 340 nën-tregues individualë, duke mundësuar matjen e performancës së mirëqeverisjes dhe administratën publike si dhe zbatimin e reformave në bazë performance. Raporti publikohet cdo vit zyrtarisht në faqen e OECD/SIGMAs[1].

Raporti përdoret dhe është burim kyresor që ‘furnizon’ Raport Progresin e përvitshëm për Shqipërinë të Komisionit Evropian, kryesisht Kapitullin Politik.

Fushat e Vlerësimit në përputhje me Parimet e Mirëqeverisjes dhe Administrimit Publik

Raporti i Vlrësimit për vitin 2021 (SIGMA 2021) ka theksuar se qeveria shqiptare mbetet fuqishëm e përkushtuar dhe me një progres të mirë ndaj implementimit të reformave të mirëqeverisjes dhe administrimit publik, si një nga themelet bazë të ndikimit në integrimin të plotë në Bashkimin Evropian (BE) në të gjashtë (6) fushat.

Raporti thekson se metodologjia e re e zgjerimit të BE-së (maj 2021) vë një fokus më të fortë në reformat themelore, duke përfshirë si fushë të vecantë Mirëqeverisjen në kuadër të funksionimit të demokracisë, institucioneve dhe reformën në administratën publike (Cluster 1).

Kriteret bazë/”fundamentals”/cluster të lidhura me negociimin e anëtarësimit në BE, sipas metodologjisë së re të Paketës së Zgjerimit, aprovuar nga BE në 2020 (Bruksel 6.10.2020, COM (2020) 660 final). Metodologjia e re Mirëqeverisjen dhe Administrimin Publik e bazon në zbatimin e “Parimeve” të BE-së, që konsiderohen si kritere bazë negociuese/”fundamentals” në pikëpamje të anëtarësimit.

Në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian për vitet 2018, 2019, 2020, 2021[2] BE-ja rekomandon forcimin e mëtejshëm të parimeve përmes gjashtë fushave themelore që lidhen me: (i) Kornizën strategjike e reformës së administratës publike; (ii) Menaxhimin e financave publike; (iii) Zhvillimin dhe koordinimin e politikave; (iv) Shërbimi publik dhe menaxhimi i burimeve njerëzore; (v) Llogaridhënia; (vi) Ofrimi i shërbimeve.

Gjetjet kryesore të performancës në kuadër të vlerësimit të periudhës 2020/2021[3] parashikojnë një pozicion më të mirë të Shqipërisë për gjashtë (6) fushat e vlerësimit të mirëqeverisjes dhe administrimit publik, në krahasim me Rezultatet e Vlerësimit të vitit 2017. Gjithashtu, Shqipëria rezulton dhe paraqet performancë më të mirë krahasuar me mesataren e rajonit ËB6 për vitin 2021 për të 6 fushat, specifikisht si më poshtë vijon:

  1. Korniza Strategjike e mirëqeverisjes dhe administrimit publik – vlera mesatare e përgjithshme mesatare e treguesve SFPAR është 1.5, që rezulton më e lartë se mesatarja rajonale (1.2);
  2. Zhvillimi dhe Koordinimi i Politikave – vlera mesatare e përgjithshme dhe vlerat individuale të treguesve nga 2.6 në 2017 në 3.4 në 2021, rezultati më i lartë në rajon;
  3. Menaxhimi i Financave Publike (MFP)- trajektorja e përgjithshme për Shqipërinë në MFP është në rritje nga 2.8 në 2017 në 3.3 në 2021 dhe krahasuar gjithashtu qëndron mbi mesataren rajonale prej 3.0.
  4. Ofrimi i Shërbimeve – me një vlerë mesatare të përbërë prej 3.8 në fushën e ofrimit të shërbimeve, rezultat sinjifikativ lidhur me qeverinë, duke u cilësuar lider në rajon, duke mabjtur pozicion të lartë dhe konfiguruar një trend pozitiv të konstatuar tashmë që gjatë vlerësimit të vitit 2017 (vlera 3.3). Për më tepër, Shqipëria është një nga vendet lider në rajon (mesatarja rajonale 3.1);
  5. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimet Publike – Shqipëria ka pikët më të larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor me një tregues të përbërë total prej 3.6.
  6. Llogaridhënia – me një vlerë mesatare të treguesit të përbërë 3, Shqipëria mbetet një performuese solide rajonale në fushën e llogaridhënies.

 

Nën-Komiteti i Bashkimit Evropian/Grupi i Posaçëm për Reformën e Mirëqeverisjes dhe Administratës Publike me Komisionin Evropian

Nën-Komiteti i Bashkimit Evropian/Grupi i Posaçëm për Reformën e Mirëqeverisjes dhe Administratës Publike është forumi kryesor i dialogut politik midis Komisionit Europian dhe Qeverisë Shqiptare për cështje të lidhura me Mirëqeverisjen dhe Reformën në Administratën Publike (bashkëlidhur si aneks rekomandimet e mbledhjes së 10-të të Komitetit).

Ky Komitet i Nivelit të Lartë bashkëdrejtohet nga Zëvendëskryeministri, si udhëheqësi politik i reformave për mirëqeverisjen dhe administrimit publik dhe përfaqësuesi i lartë i Komisionit Europian (DG-NEAR).Sekretariati për këtë Nënkomitet kryhet nga Njësia e Mirëqeverisjes, në Departamentin për Politikat dhe Mirëqeverisjen, në rolin e sekretariatit teknik të GMIP-së për Mirëqeverisjen dhe Administrimin Publik.

Nën-Komiteti diskuton progresin në zbatimin e reformave të mirëqeverisjes specifikisht: reformën e financave publike, shërbimin civil, decentralizimin, qeverisjen digjitale, antikorrupsionin, shërbimet, koordinimin e politikave, kontrollin e brendshëm, etj.

Nën-Komiteti i Bashkimit Evropian/Grupi i Posaçëm për Reformën e Mirëqeverisjes dhe Administratës Publike merr një rëndësi të veçantë, për arsye rekomandimet se janë të lidhura me opinionin e Komisionit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, për anëtarësimin në BE. Për më tepër, ky Nën-Komitet merr një rëndësi të vecantë për shkak dhe të metodologjisë së re të aprovuar nga Komisioni për negociatat, ku reforma e mirëqeverisjes dhe administrimit publik është kapitulli i  ‘Fundamental’ konsideruar si key ‘acquis” në pikëpamje të procesit të integrimit dhe anëtarësimit në BE. Rekomandimet e Nën-Komitetit shërbejnë si benchmark për pjesën e Kapitullit Politik të negociatave me BE (nën kapitulli lidhur me Mirëqeverisjen), sipas të cilave BE vlerëson Shqipërinë përmes Progres Raportit të përvitshëm.


Njoftime
  • Samiti Global i Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) në Tallin, Estoni Më shumë...
  • Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Znj. Milva Ekonomi mori pjesë në c... Më shumë...
  • Zhvillohet tryeza teknike për hartimin e Sistemit të Menaxhimit të Performancës me... Më shumë...
  • Nënkomiteti i 11-të i Grupit të Posaçëm për Reformën e Administratës Publike (RAP) Më shumë...
  • Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile (KKShC) Më shumë...