Misioni

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve ka si mision hartimin, bashkërendimin dhe zbatimin e politikave shtetërore që synojnë qeverisjen e mire me standarde të larta në ofrimin e shërbimeve publike. Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve duhet të kujdeset që këto shërbime të jenë të cilësishme, të synojnë ushtrimin e të drejtave të qytetarëve, përmirësimin e jetesës së tyre dhe përballueshmërinë financiare për marrjen e tyre.

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve brenda fushës së tij të përgjegjësisë synon të sigurojë, zbatimin e parimeve të një kornizë eficiente, transparente dhe të integruar për politikat e mirëqeverisjes, në përputhje me Parimet e Administratës Publike si edhe standardet e BE/SIGMA; edhe nga ana tjetër, të integrojë kuadrin strategjik të politikave, prioriteteve dhe reformave shtetërore të mirëqeverisjes, brenda kësaj kornize, duke respektuar cdo angazhim shtetëror në zbatimin e reformave.

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve ka si mision pas konsultimit me ILDKPKI-në të mundësojë përmbledhjen e rregullave të etikës për ministrat në një manual të vetëm, me udhëzime konkrete për zbatimin e detyrimeve që burojnë nga legjislacioni për konfliktin e interesit dhe të informojë për këtë në mënyrë periodike.


Njoftime
  • Trajnimi dy ditor me pikat fokale të OGP-së, Sekretariatit, Kabinetit të MShSSh dh... Më shumë...
  • Konferenca V “E Drejta për Informim – Hapje, Transparencë, Digjitalizi... Më shumë...
  • Takimi pararendës mbi ecurinë e raportimeve pranë Komisionit Europian në lidhje me... Më shumë...
  • Takimi me përfaqësues të institucioneve dhe ekspertëve vendas e të huaj mbi ngritj... Më shumë...
  • Takime me Agjencitë e përzgjedhura për pajisjen me standardin ISO 9001 për “... Më shumë...