Publikuar më: 27/06/2023

Nënkomiteti i 11-të i Grupit të Posaçëm për Reformën e Administratës Publike (RAP)

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Zhvillohet N/Komiteti i 11-të i Grupit të Posaçëm të Reformës së Administratës Publike ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Takimi u drejtua nga znj. Milva Ekonomi, Ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimeve dhe Z. Alberto Cammarata, Zëvendës Drejtor i Njësisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian (DG Near).
Pjesëmarrësit diskutuan mbi zhvillimet dhe sfidat kryesore që lidhen me zbatimin e reformës së administratës publike, duke përfshirë kuadrin strategjik, menaxhimin e shërbimeve publike dhe burimeve njerëzore, menaxhimin e financave publike, zhvillimin dhe koordinimin e politikave, llogaridhënien dhe ofrimin e shërbimeve. Konkretisht, u përditësua situata mbi rishikimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit dhe rezultatet kryesore në zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit 2019-2023; Përditësimi i rishikimit të Strategjisë së Decentralizimit dhe rezultatet kryesore për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë së Decentralizimit 2019-2022; Përditësimi i rishikimit të Strategjisë së MFP-së dhe rezultatet kryesore në zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë së MFP-së 2019-2022; Rezultatet kryesore për zbatimin e politikës së Shërbimeve Publike 2019-2022; Rezultatet kryesore dhe përditësimi mbi rishikimin e Strategjisë Ndërsektoriale të RAP dhe rezultatet kryesore për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Ndërsektoriale të RAP-it 2020-2021 dhe Rezultatet kryesore për zbatimin e Axhendës Digjitale 2019-2022.
Komisioni ka vlerësuar pozitivisht caktimin e një ministri të dedikuar, të mandatuar me koordinimin e agjendës së RAP dhe rithekson nevojën për një udhëheqje të vazhdueshme politike për zbatimin e suksesshëm të nismave të RAP.
Ky raportim u parapri nga takimi koordinues me institucionet e përfshira në proces, mbi ecurinë e raportimeve pranë Komisionit Evropian në lidhje me Reformën e Administratës Publike (RAP).

Në linkun e mëposhtëm gjeni deklaratën e përbashkët për shtyp të Komisionit Evropian dhe palës shqiptare.

Deklaratë për shtyp