Publikuar më: 12/09/2022
Punimet e Kongresit Kombëtar të Arsimit, fokus edhe në digjitalizmin e Arsimit të Lartë

U zhvillua në Tiranë në datat 12-13 Shtator, Kongresi Kombëtar i Arsimit. E organizuar në disa sesione të ndara gjatë dy ditëve, Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi ishte e ftuar në panelin me temë “Digjitalizimi në Arsimin e Lartë, sfidë dhe mundësi për Institucionet e Arsimit të Lartë”, ku ndau me të ftuarit dhe të pranishmit transformimin digjital që po ndodh në vend. Ministrja Ekonomi foli për punën e transformuese që duhet të kryejnë universitetet për të qënë konkurent në një treg gjithmonë e më të arritshëm digjital, duke fillura nga regjistrimet, mësimet online, dosjet e studentëve, por edhe llogjistika e secilit prej tyre që mundëson transparencë më të mirë. Rezultatet e kënaqme deri tani nga universitetet shqiptare në procesin e digjitalizimit të tyre, ndihmuar sidomos nga kushtet e krijuara nga pandemia, padyshim që rrisin nivelin e ndërkombëtarizimit të tyre.