Publikuar më: 20/04/2022
Raporti i BERZH: Shqipëria, e para në rajon për qeverisjen digjitale

Në një vlerësim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Shqipëria është e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor për qeverisjen digjitale. Vendi ynë, sipas raportit të BERZH për vitin 2021-2022, nga 51 shtete renditet i 17-i dhe lë pas edhe shtete të BE-së, si Gjermania, Italia, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria dhe Rumania. Shqipëria në krahasim me vitin 2015, nga vendi i 33 ngjiti 16 shkallë vlerësimi. Treguesi i E-qeverisjes për të cilin është vlerësuar Shqipëria përfshin informacionin online për ligjet, nismat apo shpenzimet publike, shërbimet elektronike të disponueshme për publikun, si dhe pjesëmarrja elektronike, konsultimet me palët e interesuara në lidhje me iniciativat apo projektet e reja.