Publikuar më: 07/09/2023

Samiti Global i Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) në Tallin, Estoni

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Shqipëria mori pjesë në Samitin Global të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) që u zhvillua në Tallin, Estoni, përfaqësuar me delegacionin e kryesuar nga Znj. Milva Ekonomi, Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve, dhe përfaqësues të tjerë nga Njësia e Mirëqeverisjes pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Samiti Global 2023 i OGP zhvillohet për të 8-tin vit radhazi dhe mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të shoqërisë civile dhe politikëbërës në mbarë botën dhe shërben si mundësi për te gjithe palët e interesit që të shkëmbejnë përvojat, praktikat më të mira dhe përparimin në iniciativat dhe zbatimin e qeverisë së hapur.
Samiti kishte në fokus qeverisjen e hapur në epokën digjitale, potencialin e teknologjisë për ta bërë qeverisjen dhe politikëbërjen më transparente dhe të përgjegjshme, dhe ruajtjen e demokracisë.
Qeverisja e hapur për një të ardhme elastike ishte nje nga mesazhet kyce qe u transmetua ne samit, pasi bota është goditur nga kriza të përsëritura vitet e fundit, dhe shumë prej të cilave do të kenë ndikime afatgjata. Si përgjigje, bota ka nevojë për qeverisje më të hapur, me qeveritë dhe qytetarët që punojnë së bashku për të zgjidhur sfidat më urgjente me të cilat përballen shoqëritë tona. Qeverisja e hapur mund të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje më elastike për botën tonë.
Reformat kundër korrupsionit janë një prioritet thelbësor i politikës për forcimin e demokracisë, arritjen e qëllimeve të zhvillimit dhe promovimin e transparencës financiare dhe integritetit publik. Rritja e ndërgjegjësimit politik për këtë çështje dhe forcimi i veprimit dhe udhëheqjes kolektive është çelësi për avancimin e prioriteteve të përbashkëta kundër korrupsionit në të gjithë vendet dhe për të siguruar që zotimet globale të përkthehen në veprime konkrete në nivel vendi.
Trajtimi i korrupsionit ka qenë një synim qendror i Partneritetit për Qeverisje të Hapur (PQH) që nga themelimi i tij në 2011. Strategjia e re e OGP-së 2023-2028 është një mundësi për të intensifikuar këto përpjekje të përbashkëta – antikorrupsioni është një nga fushat kryesore të theksimit nën strategjia e re, ku fokusi i përgjithshëm do të jetë në politikat që trajtojnë korrupsionin e madh dhe kleptokracinë dhe integritetin publik, duke përfshirë çështje të tilla si pronësia përfituese, kontraktimi i hapur, lobimi dhe financat politike, e të tjera.
Sesioni shqyrton mundësitë e teknologjive për të adresuar sfidat globale: nga inteligjenca artificiale, algoritmet e bazuara në të dhëna dhe rrjetet sociale masive dhe për qeverisje transparente dhe pjesëmarrëse, ku qytetarët përfitojnë nga përdorimi i teknologjisë për të ushtruar të drejtat e tyre civile dhe për t’i mbajtur qeveritë përgjegjëse dhe që qeveritë të përdorin në mënyrë efektive teknologjinë për ofrim më të mirë të shërbimeve, hapje dhe politikëbërje gjithëpërfshirëse.
Në tavolinën e rrumbullakët të nivelit të lartë, Ministrja Ekonomi pasqyroi rrugëtimin e Shqipërisë në OGP dhe arritjet e deritanishme. Shqipëria, nën koordinimin e Ministrit të Shtetit për Standardet e Shërbimeve, tashmë ka miratuar Planin Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2023-2025 dhe ka ndërmarrë 24 angazhime sipas 8 tematikave: antikorrupsion, aksesi në drejtësi, transformim digjital dhe inovacion, transparencë fiskale, shërbime publike, gjithëpërfshirje, e drejta për informim, këshillim dhe vlerësim të impaktit rregullator si dhe parlamaneti i hapur.