Publikuar më: 30/03/2023
Samiti për Demokracinë 2023

Zhvillohet për të dytin vit radhazi nën kujdesin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “Samiti për Demokracinë” që organizohet për të bërë bashkë vendet në mbarë globin për të diskutuar mbi zhvillimin e demokracive për tu përballur me sfidat e kohës sonë.
Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Znj. Milva Ekonomi, bashkë me Ministrin e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin Znj. Elisa Spiropali të ftuara në këtë Samit, ndoqën punimet ku përshëndetën kryetarë shtetesh mes tyre edhe Kryeministri Rama, si dhe u diskutuan çështje si ajo ku Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë e tjera po punojnë së bashku për të siguruar që vala e tretë e revolucionit dixhital të çojë në një ekosistem teknologjik të karakterizuar nga elasticiteti, integriteti, çiltërsia, besimi dhe siguria, dhe që përforcon parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut.
Së bashku vendet, po organizojnë dhe mobilizojnë për të siguruar që teknologjitë të funksionojnë, jo kundër, parimeve, institucioneve dhe shoqërive demokratike. Duke vepruar kështu, vendet do të vazhdojnë të angazhojnë sektorin privat, duke e përfshirë për në miēmbajtjen e platformave teknologjike, duke i inkurajuar ata që të respektojnë parimet demokratike dhe vlerat e përbashkëta.
Gjatë ditëve të qëndrimit në Samit, ato zhvilluan edhe takime bilaterale në Kongresin Amerikan, Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë me Drejtues të Rajonit për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipērinë.
Në takimet bilaterale te organizuara pati ne fokus te diskutimeve cështjet e sigurisë, drejtësisë dhe fuqizimit të grave në zonat me konflikt; zhvillimin e mëtejshem te sigurisë kibernetike në vendin tonë, duke theksuar rolin e madh që kanë shërbimet online në gjithë përfshirjen, transparencën dhe llogari-dhënien.