Publikuar më: 12/04/2022

Shërbimet online në zyrat e punës

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Gjatë vizitës në zyrën e punës në Krujë vlerësova shërbimet online që i ofrohen qytetarëve. Nëpërmjet faqes zyrtare të AKPA-s janë të listuara gjithë ofertat që zyrat e punës kanë dhe gjithashtu bëhet informimi i punëkërkuesve. Me një rrjet prej 12 Drejtorish Rajonale punësimi dhe 24 Zyrash Vendore, AKPA është e pranishme në të gjithë Shqipërinë për të shërbyer si urë lidhëse efikase mes kërkesave të punëdhënësve dhe punëkërkuesve në tregun e punës. AKPA ofron edhe programe ose kurse të formimit profesional për punëkërkuesit sipas nevojave.