Publikuar më: 01/09/2022

Shqipëria bëhet gati për pjesëmarrjen e dytë në Samitin e Demokracisë

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi sëbashku me Ministren e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali, u mblodhën në një takim për të bashkërënduar përgatitjet mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë për të dytin vit radhazi në Samitin e Demokracisë, iniciativë e Presidentit Biden. Diskutimet në këtë mbledhje u fokusuan mbi raportimet periodike lidhur me angazhimet e marra nga qeveria shqiptare. Avancimi reformues në sajë të vazhdimit të reformës në drejtësi, lufa kundër korrupsionit & krimit të organizuar, digjitalizimi i një numri të lartë të shërbimeve publike dhe zhvillimi i partneritetit për qeverisje të hapur, kanë siguruar dialog publik me të gjithë sektorët dhe grupet e shoqërisë, të cilat do të vazhdojnë të jenë në fokus të raportimeve periodike.