Publikuar më: 08/09/2022

Shqipëria e ftuar në Forumin Ekonomik dhe të Mjedisit të OSBE-së

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi ishte e ftuar të merrte pjesë në Forumin Ekonomik dhe të Mjedisit, organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), “Promovimi i sigurisë dhe stabilitetit në vendet e OSBE-së, përmes rimëkëmbjes ekonomike të qëndrueshme nga pandemia e COVID-19”. Ky takim diskutoi mbi objektivat dhe nevojat që kanë të 57 vendet anëtare të OSBE-së në aspektin ekonomik, mjedisor, dixhital  dhe sfidat e sigurisë në kohën që po kalojmë, duke ndarë praktikat më të mira të secilit vend. Gjatë fjalës së saj në panelin me temë “Inovacioni për rimëkëmbje ekonomike të qëndrueshme”, Ministrja Ekonomi ndau me të pranishmit, politikat dhe masat lehtësuese që ndërmori qeveria shqiptare për të përballuar pasojat e tërmetit të vitit 2019, efektet që shkaktoi mbyllja totale gjatë pandemisë COVID-19, kriza energjitike, lufta në Ukrainë dhe roli që luajti avancimin digital në të gjitha këto  ndërhyrje.