Publikuar më: 18/11/2022

Shqipëria, rast suksesi në shërbimet publike online

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në Forumin Global OECD-së, që po zhvillohet në Luksemburg, Ministri Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi, pati mundësinë të takonte dhe të shkëmbente disa ide me Mathieu Bousquet, Drejtorin në detyrë DG NEAR, BE.

Ministrja Ekonomi u shpreh se në këtë kohë të re kërcënimesh globale, aftësitë më të rëndësishme të punonjësve civile, duhet të jenë padyshim të lidhura aftësinë për të menaxhuar “qëndrueshmërinë”.

Gjatë takimit u vu në dukje se pandemia krijoi mundësinë që administratat publike në vende të ndryshme, të përmirësonin shërbimet digjitale që ofronin për publikun. Zoti Bosquet, përgëzoi punën e deritanishme dhe avancimin e agjendës digjitale në Shqipëri, duke sjell një ndryshim cilësor në ofrimin e shërbimeve online.

“Është një rast i mirë” – tha ai, që duhe të promovohet për mënyrën se si insitucionet publike janë të përgjegjëshme në funksionimin e tyre kundrejt publikut, duke ofruar shërbime në kohë, nga kudo dhe në mënyrë të njëjtë për të gjithë qytetarët dhe bizneset.