Publikuar më: 06/07/2022

Sistemi i menaxhimit të cilësisë në administratën publike mbledh në Tiranë ekspertë të ndryshëm nga Ballkani

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Në Tiranë u mbajt konferenca ndërkombëtare “Bazat e Mirëqeverisjes për Menaxhimin e Cilësisë në Administratën Publike”, organizuar nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) dhe SIGMA (programi i përbashkët i OECD dhe BE), në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi, ku u prezantua rëndësia e përmirësimit të shërbimeve publike dhe administratës publike nëpërmjet futjes së instrumenteve të menaxhimin e cilësisë. Të pranishëm në konferencë ishin z. Arben Ahmetaj, Zëvendëskryeministër i Shqipërisë, znj. Milva Ekonomi, Ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Z. Hubert Perr, Shef i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, znj. Maja Handjiska-Trendafilova Drejtore e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), Nick Thijs, Këshilltar i Lartë në SIGMA dhe më shumë se 120 nëpunës civilë nga administratat publike të Ballkanit Perëndimor që merren me Menaxhimin e Cilësisë.