Publikuar më: 11/01/2022

Standardet e shërbimeve në fokus të projekteve me UNDP-në

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi priti në një takim prezantues përfaqësuesen e përhershme të UNDP në Shqipëri, znj. Monica Merino. Gjatë bisedës u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë e i frytshëm edhe në mbështetje të cilësisë së shërbimeve publike. UNDP mbetet një partner i pazëvëndësueshëm në rrugën që vendi ynë ka nisur në transformimin e plotë të shërbimeve publike dhe rritjen cilësore gjatë ofrimit të tyre sipas standardeve më të mira europiane dhe ndërkombëtare për qytetarët dhe bizneset.