Publikuar më: 22/05/2023
Takime me Agjencitë e përzgjedhura për pajisjen me standardin ISO 9001 për “Sisteme të Menaxhimit të Cilësisë”

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi zhvilloi një sërë takimesh me institucionet e përzgjedhura për fazën fillestare, përfaqësues të projektit “Konsolidimi i Ofrimit të Shërbimeve Publike në Shqipëri me në qendër qytetarin” (CSDA)/UNDP, Austrian Development Cooperation (ADC) dhe ekspertët e përzgjedhur për mbështetjen e këtyre institucioneve për pajisjen me standardin ISO 9001 për “Sisteme të Menaxhimit të Cilësisë”.
Kjo iniciativë përfshin një ndryshim thelbësor nga ndërveprimi në një mënyrë të izoluar në një qasje më holistike dhe të fokusuar tek qytetari dhe nëpërmjet certifikimit ISO 9001 do të garantohen procese efektive pune nga staf eficent për të ofruar shërbimet dhe për të kënaqur qytetarët.
Pajisja me këtë certifikim do të pasohet edhe me plotësimin e institucioneve me Procedura Standarde Operative (PSO) mbi funksionalitetet dhe operacionalitetin e tyre.
Institucionet që morën pjesë në këto takime ishin Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Intelektuale, Qendra Kombëtare e Biznesit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe Agjencia e Sigurisë së Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësoru dhe u njohën mbi modalitetet e procesit të pajisjes me këtë çertifikim, me hapat që do të ndiqen gjatë zbatimit të projektit dhe rezultatet e pritshme që do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në proceset e tyre të punës dhe shërbimet qe do të ofrojnë për publikun dhe biznesin.
Aktivitetet konvergojnë në ofrimin e shërbimeve publike me standarde dhe të aplikueshme tek shërbimet dhe shërbim-ofruesit mbi bazën e prioriteteve të qeverisë për shërbime publike digjitale dhe të prekshme nga të gjithë