Publikuar më: 28/01/2022
Takimi 10-të BE-Shqipëri për Reformën në Administratën Publike

Në takimin e 10-të BE-Shqipëri për Reformën në Administratën Publike në bashkëdrejtimin e zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj dhe Michela Matuella, Kreu i Njësisë për Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerimin e BE-së. Ministrja Ekonomi prezantoi zhvillimet që po bëhen në shërbimet publike në vendin tonë dhe rezultatet e deritanishme të politikave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në këtë drejtim që prej vitit 2014, me synim rritjen e transparencës në ofrimin e shërbimeve dhe luftën ndaj fenomenit të korrupsionit.