Publikuar më: 02/06/2023
Takimi pararendës mbi ecurinë e raportimeve pranë Komisionit Europian në lidhje me Reformën e Administratës Publike PAR Special Group

Zhvillohet takimi pararendës mbi ecurinë e raportimeve pranë Komisionit Europian në lidhje me Reformën e Administratës Publike PAR Special Group, nga institucionet e përfshira: Këshilli i Ministrave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Brendshme, SASPAC, DAP, ASPA, AKSHI, ADB, ADISA, Kuvendi i Shqipërisë, ILDKP, KMSHC, DIP dhe INSTAT.
Tashmë ky proçes nën drejtimin e Ministrit të Shtetit për Standardet e Shërbimeve koordinohet nga Njësia e Mirëqeverisjes në Departamentin e Politikës dhe Integrimit Europian.
Puna e çdo institucioni deri tani ka ndjekur kalendarin dhe kërkesat e ardhura nga DG Near. Vijon puna për informimin sa më të drejtë mbi reformat e ndërmarra nga Qeveria.