Publikuar më: 07/06/2023
Trajnimi dy ditor me pikat fokale të OGP-së, Sekretariatit, Kabinetit të MShSSh dhe anëtarëve të shoqërisë civile

Ministri i Shtetit për Standartet e Shërbimeve ftoi në një trajnim dy ditor mbi Partneritetin e Qeverisjes së Hapur përfaqësuesit e institucioneve publike qendrore të ngarkuar me OGP-në dhe organizata të shoqërisë civile.
Ky trajnim u mundësua nga Sekretariati i OGP dhe ReSPA për të forcuar dhe shpërndarë dijen mbi praktikat e procesit të bashkëkrijimit, hartimin e planit të veprimit, monitorimin dhe raportimin e tij sipas metodologjisë së dakordësuar mes 76 vendeve anëtare të OGP.
Pjesëmarrësit në trajnim u njohën me aspekte të ndryshme si metodologjia e re dhe komunikimi, ofruar nga Sekretariati Qendror i OGP dhe ndanë përvojat e tyre gjatë proçesit të bashkëkrijimit. Ky trajnim do të shërbejë në rritjen e efektivitetit gjatë punës së tyre në implementimin e angazhimeve të planit të veprimit të OGP për periudhën 2023-2025.
Ministrja Ekonomi theksoi se koordinimi i këtij procesi është mjaft i rëndësishëm për të bashkërenduar punën me të gjithë aktorët e përfshirë, bashkë me dialogun e qëndrueshëm të të gjithë palëve.