Publikuar më: 30/11/2022

U zhvillua sot takimi i rradhës i Komitetit Shumëpalësh mbi Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP)

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

U zhvillua sot takimi i rradhës i Komitetit Shumëpalësh mbi Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP). Me praninë e kolegëve ministra, zëvendës ministrave të ngarkuar me OGP-në, drejtues institucionesh publike, anëtarë të Shoqërisë Civile, dhe të ftuar të përhershëm nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Delegacionit të Bashkimit Europian, u ra dakort për:
U miratua raporti i vetëvlerësimit të planit të veprimit për periudhën 2020-2022
U miratua rregullorja e brëndshme e veprimtarisë së komitetit shumëpalësh
U dakordësua afati për caktimin e Bashkëkryetarit të Komitetit si përfaqësues i anëtarëve të organizatave të shoqërisë civile
U prezantua metodologjia për bashkëhartimin e Planit të Ri dy vjeçar të Veprimit
U dakordësuan afatet e dërgimit të ideve, propozimeve në kuadër të planit të ri të veprimit

*Ky komitet siguron një strukturë për komunikim të rregullt, shumëpalësh midis qeverisë dhe aktorëve kryesorë të shoqërisë civile, duke mundësuar transparencë, përgjegjshmëri, forma inovatore për një politikbërje më gjithëpërfshirëse.