Publikuar më: 20/04/2023
U zhvillua takimi koordinues për Qeverisjen e Mirë me përfaqësues nga të gjithë institucionet publike, të përfshira në këtë proces.

Në këtë takim u diskutua mbi 6 parimet e Qeverisjes së Mirë, ku një prej tyre i kushtohet kornizës strategjike. Dokumente strategjike të miratuara, si: strategjia ndërsektoriale e administratës publike, strategjia antikorrupsion, strategjia e menaxhimit të financave publike, strategjia e decentralizimit, agjenda digjitale dhe dokumenti i politikave për standardet e shërbimeve publike në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, edhe strategji të reja që po hartohen për periudhën 2023-2030, të cilat do të jenë subjekt monitorimi të vazhdueshëm.
Prej tre vitesh BE jep mbështetje buxhetore për proçesin e implementimit të Mirëqeverisjes së Mirë. Në këtë proçes dinamik, falë angazhimit të palëve dhe koordinimit efikas, u arrit të disbursoheshin në kohë 19 milion euro.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe mbi rivitalizimin e Asistencës Teknike nga ekspertë ndërkombëtarë për institucionet publike për çështje si: reforma e administratës publike, antikorrupsioni, decentralizimi, dhënia e shërbimeve dhe menaxhimi i financave publike, për të cuar përpara reformat e nisura në kornizën e qeverisjes së mirë.
Në mbyllje të takimit, Ministrja Ekonomi vuri theksin në vëmendjen që duhet kushtuar për aktivitetet e ardhshme që do të realizohen: hartimi she dërgimi i mbi vlerësimin e përmbushjes së politikave dhe treguesve specifikë nga misioni i ekspertëve të Compliace Review dhe përgatitjes për takimin e nivelit të lartë të PAR Special Group.