Publikuar më: 10/01/2023

Vazhdon puna për hartimin e Planit të Ri të Veprimit për dy vitet e ardhshme, në kuadër të iniciativës së Partneritetit të Qeverisjes së Hapur (OGP)

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Gjatë takimit të përfaqësuesve të Ministrit te Shtetit për Standardet e Shërbimeve dhe Sekretariatit të Komitetit ShumëPalësh me pikat fokale të institucioneve shtetërore, u rakordua plani i punës për secilin institucion si dhe forma e duhur e përfshirjes së shoqërisë civile, me qëllim zbatimin e parimeve dhe metodologjisë së re të iniciativës. Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve po e koordinon këtë proces dhe do të vijojë të bashkërëndojë punën me të gjithë aktorët e përfshirë, me synimin e vetëm për të arritur një produkt final në përputhje të plotë me parimet e Partneritetit për Qeverisje të Hapur.