Publikuar më: 18/02/2022

Zhvillimi i standardeve të shërbimeve publike me asistencën e BE-së

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve sëbashku me Zëvendes Ministren e Brëndshme Romina Kuko, zhvilluan një takim me ekipin e Delegacionit të BE-së në Tiranë që përfaqësohej nga Z. Hubert Perr Drejtues i Bashkëpunimit, Znj. Lenka Vitkova Drejtuese e Seksionit Ligjor, Z. Orlando Fusco Oficer Programi për Qeverisjen e Mirë, dhe Drejtuesen e Agjencisë për Zhvillin të Austrisë në Shqipëri Znj. Simone Ungersboeck. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me Delegacionin në fusha të ndryshme të Qeverisjes së Mirë, dhe u diskutua për identifikimin e mundësive në zhvillimin e standardeve në shërbimet publike vendore.