Publikuar më: 15/06/2023

Zhvillohet Konferenca mbi “Prokurimet e hapura dhe të qëndrueshme në Evropë”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Publikim

Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Znj. Milva Ekonomi, e ftuar në këtë event, në panelin Teknologjia – si të transformohemi për shekullin e 21-të “Fuqia e prokurimit të digjitalizuar”, theksoi se përmes digjitalizimit të shërbimeve në përgjithësi dhe specifikisht të prokurimit publik, operatorët ekonomikë kanë lehtësi në drejtim të kursimit të kohës, shpenzimeve, energjive dhe burokracive në paraqitjen e ankesave, është rritur aksesi i operatorëve ekonomikë në sistemin e rishikimit dhe rritje e shpejtësisë së vendimmarrjes duke progresuar nga 17-të në 12-të ditë.

Digjitalizimi nuk është më avantazhi kryesor i inovacionit të prokurimit – është standardi i ri. Bizneset e çdo madhësie dhe industrie po përdorin prokurimin digjital për të standardizuar proceset, për të unifikuar sistemet dhe për të kontrolluar kostot, por edhe për të ankimuar procesin.

Digjitalizimi i shërbimeve dhe aksesi nga grupet e interesit ka bërë të mundur që operatorët ekonomikë të ndryshojnë sjelljen, duke rezultuar në:

§ 93% e kompanive të anketuara dakordesojne se transparenca inkurajon bizneset të marrin pjesë në prokurimet publike;

§ 82% deklarojnë se sistemi elektronik i ankesave rrit paanshmërinë gjatë shqyrtimit të ankesave dhe marrjes së vendimeve për to;

§ 92% e të anketuarve deklarojnë se informacioni i dhënë e bën procesin e ankesave më transparent dhe informativ dhe se informacioni i dhënë në këtë mënyrë është i dobishëm për analizën e të dhënave dhe/ose qëllime të tjera analitike;

§ 92% deklarojnë se informacioni që jepet në faqen e internetit ndihmon operatoret ekonomike të kuptojnë më mire procesin e paraqitjes së një ankese.

Digjitalizimi i prokurimeve publike e ka bërë procesin më transparent dhe të dhënat janë të hapura për të interesuarit, duke realizuar një reformë të thellë, shumëdimensionale, e cila e vendos theksin veçanërisht tek transparenca.